Kastrioti në Grupin A dhe Apolonia në Grupin B kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, ndaj edhe janë treguar disi dashamirëse në ndeshjet e sotme.
Për pasojë Besëlidhja në Veri dhe Pogradeci në Jug sigurojnë vendet e dyta, që me shumë mundësi do të ndeshen mes tyre për të play-out, që në fund do të përballen me skuadrën e vendit të tetë te Superiores, në fushën e kësaj të fundit.
Ndërkohë, Dinamo mori një fitore mbijetese në Burrel dhe tashmë do të luftojë sezonin e ardhshëm për t’u ngjitur në Superligë, të paktën kështu janë objektivat e skuadrës blu.
GRUPI A
BESËLIDHJA – KASTRIOTI 2-0
Hoxha 79′ , 92′ (p)
KORABI – ERZENI 3-0
Skuka 62′ , 70′ , Mziu 94’
BURRELI – DINAMO 0-1
Kolgega 70′
EGNATIA – VELEÇIKU 0-0
GRUPI B
APOLONIA – POGRADECI 2-2
Zogaj 25′, Sota 90+1 / Dragoj 45′ , 72′
BESA – LUSHNJA 3-5
Gonçalvez 37′ , 70′ (p), Hoxha 90+2′ / Mezini 9′, 85′, Canka 71′, 73′ , 77′