MENU
klinika

Sot...

Besnik Çinari: Humori nuk bëhet duke qeshur vetë

26.07.2020 - 17:00

       Për 40 vjet, humori dhe batutat e tij kanë bërë të qeshin të gjithë shqiptarët. I ftuar në “Pushime on Top”, aktori i njohur nga Shkodra e humorit e muzikës, Besnik Çinari, ka rrëfyer për momentet më pikante të karrierës së tij.

Mes të tjerash, pyetjes nëse e ndjek humorin sot, Çinari iu përgjigj me një “jo” kategorike.


“Sot? Jo!.. Të kujt? Dy gjëra janë të vështira: forma dhe përmbajtja. Unë s’kam qeshur kurrë, në skenë! Ç’kuptim ka? Ti del, për të bërë të tjerët për të qeshur, jo për të qeshur vetë!.. Të kap gazi një moment, po jo gjithmonë” – tha Çinari.

Ai ka treguar edhe pë rrogat e ulëta të aktorëve, por është shprehur se  fitorja më e madhe për një artist është të arrijë pensionin duke e dashur populli.

“Ne kemi pasur rroga shumë të vogla, qesharake… Na kanë masakruar për sa i përket pagesave, por fitorja më e madhe për një artist, është me kap pensionin duke të dashur populli” – ka thënë ai.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit