MENU
klinika

Vetëflijimet që tronditën vendin

Besuan tek “Ringjallja”, nga “Shenjtorja Eleonorë”, tek nënë e bijë

03.07.2020 - 15:40

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur mbremjen e djeshme Tiranët e të gjithë opinion publik. Nënë e Bijë, banuese në “kombinat” janë veteflijuar pasi besonin tek “Ringjallja” dhe se bashku me vajzën tjetër dhe kryefamiljarin që ishte vetëvrarë 6 muaj më parë ishin pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Tronditja vijon edhe më tej kur ekspertiza zbulon se nëna dhe vajza tjetër kishin 15 muaj që mbanin në shtëpi trupin e vdekur të vajzës duke e lyer çdo ditë me vaj e me uthull. Ndërkohe që edhe fqinjët shprehen se per rreth 2 vite, asnjë prej anetarëve të familjes nuk kishte dalë nga shtëpia.

E gjithë ngjarja ka ngritur edhe njëherë tjetër pikepyetje të medha mbi këtë sekt që fatkeqësisht nuk i ka veteflijimet e para për “një jetë më të mirë”, sikurse thuhet në besimin e tyre.

Rastet e renda te vetëflijimit kanë nisur që herët, teksa viktimat numërohen që nga moshat më të vogla, permendim këtu vetevrasjen e 11 vjeçares në Pogradec në vitin 2005.

 

Gjithashtu, tre vite më parë babai i një 24 vjeçareje në Durres ka mundur të shmang tragjedinë, pasi kjo e fundit ka tentuar ti japi fund jetës.

I ati i saj ka akuzuar dy misionare të Kishës së Jehovait në Durrës. Sipas A.D, 46 vjeç, vajza e tij Sh.D, 24 vjeç kishte njohur përpara dy muajsh misionaret në fjalë.

“Vajza ime i ka takuar këto misionaret në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë i ai i saj përpara policisë.

Ai pretendon se misionaret e lartpërmendura i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme.

“Shenjtorja Eleonorë”

Në 2011, një tjeter moment i rende që mbahet mend edhe sot është vetevrasja e të veteshpallur “Shenjtorja Eleonorë”.

Eleonora Bregu, kishte një fondacion në Tiranë dhe ishte sërish predikuese e “jetës më të mirë”. Sekti fetar i quajtur “Eleonorë”, sipas të ndjerës, bënte mirë dhe u jepte njerëzve shpresë.

Eleonora u vetëvra me një pistoletë që mbante pa leje në dhomën e saj, teksa shkruajti edhe një letër që niste me “Dear God” ose e thënë në shqip “I dashur Zot”.

18 vjeçari në Elbasan vetëvritet dy javë pasi bëhet pjesë e sektit “Dëshmitarët e Jehovait”

Një adoleshent, frekuentues i sektit “Dëshmitarët e Jehovait”, i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në derën e shtëpisë. Historia tronditëse vjen nga fshati Pobrat i Komunës Gjinar në Elbasan, ku 18-vjeçari Bajram Ahmati është gjetur i varur me litar në pragun e shtëpisë nga nëna e tij, e cila sapo e kishte parë në ëndërr të birin. Gjithçka mendohet se ka ardhur pas talljeve që shokët i kanë bërë maturantit dy net më parë, para se ai të shkonte në shtëpi dhe të ndërmerrte aktin fatal, sipas Alpetnews.

I riu kishte të paktën dy javë që kishte nisur të frekuentonte sektin e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

13 vjeçari vetëvaret në pemë pasi lexoi fletushkat e “Jehovait”

Bledar Xhajxha në klasen e gjashtë u gjet i vetëvarur në sektorin ‘Rinia” në Durrës.

Shokët e tij e kanë gjetur të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, para perendimit te diellit.Familjaret besojnë se Bledi mund te jetë shtyre nga ideja e “Ringjalljes” ashtu sic citojnë disa fletushka të shpërndara nga dëshmitarët e Jehovait.

“Gjetëm buletinët e dëshmitarëve të Jehovait, dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë cuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se, pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu sic thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propogandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”, u shpreh e ëma e viktimes asokohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk mund të imagjinohet ajo që ndodhi në Tiranë”!

Mediat greke raportojnë ngjarjen në Kombinat