MENU
klinika

Pamje trishtuese

Brenda infektivit, të prekurit më koronavirus në luftë me jetën!

18.07.2020 - 11:51

Pamje frikësuese që sjellin trishtim përcillen nga spitali infektiv aty ku shumë të prekur me koronavirus po marrin trajtimin nga mjekët. Në video duken të prekurit që kanë vështirësi për të bërë shumë gjëra, ndërsa shumë prej tyre i kanë të domosdoshme aparaturat për të qëndruar në jetë.

Në pamje dallohen persona të moshës së dytë dhe të tretë, të cilët aktualisht po luftojnë me pandeminë e tmerrshme që deri më tani i ka marrë jetën 107 persona në Shqipëri. E rëndësishme është që ky të kthehet në një mesazh sensibilizues, për ata që COVID-19 nuk e kanë marrë edhe aq seriozisht. Me rëndësi të madhe është që të respektohen rregullat anti COVID.

Nisur nga fluksi i punës 24/7 në Institutin e Shëndetit Publik, ku po punohet pa ndërprerje në çdo orë të ditës dhe natës prej më shumë se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve të testimit dhe për të përmbushur raportimin 24 orë, përditësimi i situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19, duke filluar nga dita e shtunë, datë 18 Korrik e në vijim, do të jetë live në orën 16:00 ne ERTV dhe në faqen fcb të Ministres Manastirliu.