MENU
klinika

Faktet "e reja", nuk janë të reja!

Camaj e Koliqi, agjentë? Dado: Ende i njëjti debat komunist…

08.07.2020 - 11:32

        Akademikja dhe profesoresha Floresha Dado, për çështjen e dokumenteve të dala për Ernest Koliqin e Martin Camajn, që i implikojnë me agjenturat e huaja ka dhënë qëndrimin e saj.

“Sa herë hapet debat rreth figurave të shquara të kulturës sonë, ka një prirje për të mos kuptuar me objektivitet historinë për të risjellë sa më shumë hije në figura të vyera të kulturës sonë… Nëse dokumentat janë ashtu si i ka paraqitur z.Tare, atëherë pse turremi të ‘mbrojmë’, të ngremë debat të kotë! Sepse ekziston akoma i njëjti mentalitet komunist” – thotë Dado.


Sipas saj, dikush që del në dokumente kundër rregjimit komunist, ishe agjent armik…? Po a nuk jemi sot, të gjithë kundër atij rregjimi ? Pra, gjykimi është gjithnjë historik. Nga ana tjetër, nëse dikush ishte ‘agjent’ kundër pushtetit të E. Hoxhës, kjo nuk e fshin vlerën historike të veprës letrare, të aktivitetit kulturor në shërbim të Shqipërisë…”, thotë akademikja, studiuese e letërsisë.

Dado thotë, se “dhe sot janë konfirmuar këto vlera të medha, si të Camajt ashtu dhe Koliqit, duke i ditur gjithë aspektet e aktivitetit të tyre në kontekste historike të caktuara. Faktet ‘e reja’ nuk zbulojnë ndonjë gjë të padëgjuar. Le të jenë dhe të merren në konsideratë kur shkruhen monografi shkencore për jetën dhe veprimtarinë e këtyre dy autorëve që sot janë rivlerësuar nga shkenca jonë letrare”. Në fund, ajo thotë: Ju lutem, mos ngrini debate që s’kanë ndonjë vlerë të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

Mendime Kritike Kulturore

Çfarë shkruante Koliqi për Migjenin?


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!