Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Zvicër ka publikuar vendimin në lidhje me apelimin e Manchester Cityt ndaj dënimit dyvjeçar për përjashtim nga kompeticionet europiane dhe gjobës prej 30 milionë eurosh.
Guardiola dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të qetë aventurën e tyre në kompeticionet europiane në sezonet në vazhdim, sepse CAS ka vendosur ta rrëzojë dënimin e mëparshëm të vendosur nga institucionet e UEFA-s. Ata kanë gjetur disa shkelje të Manchester Cityt, por nuk e kanë parë të barabartë me thyerjet, dënimin e vendosur më parë, duke e ulur në mënyrë drastike.
Gjoba prej 30 milionë eurosh do të pësojë ulje në 2/3 e saj, duke e detyruar Cityn të paguajë vetëm 10 milionë euro brenda 30 ditëve të ardhshme. Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe vetë klubi, që nuk do e çojë çështjen më tej, por do paguajë menjëherë gjobën.