MENU
klinika

BE merr vendimin

Çfarë do ndodhë me hapjen e kufijve?

14.07.2020 - 10:26

Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufijtë e jashtëm. Kështu ka bërë me dije nga Brukseli gazetarja Eriza Zykaj.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.

Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky është informacioni vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.