Dhjetorin e vitit të kaluar, prestigjiozja “Forbes” e shpalli gruan më të fuqishme në botë. Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe për politikat ndaj refugjatëve.
Merkel është kancelare e Gjermanisë prej vitit 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqësja de fakto e Bashkimit Evropian, madje edhe udhëheqëse e “botës së lirë”.
Në 66-vjetorin e lindjes së saj, ju sjellim disa fakte më pak të njohura, rreth kësaj gruaje unike:
–Angela Merkel është gruaja me mandatin më të gjatë në Evropë. Ajo ka udhëhequr Gjermaninë, që nga viti 2005.
-Angela është specialiste si bukëpjekëse dhe kuzhinere.
-Gjyshi i saj, ishte polak. Ludwig Kazmierczak lindi në Poznan, Poloni, më 1896. Ndërsa i ati, në vitet 1930 e përshtati emrin e familjes në gjuhën gjermane.
-Nofka e saj është ”Mutti” – ”Mami” në gjermanisht. Përkundër faktit se Merkel nuk ka fëmijë, gjermanët e thërrasin me këtë pseudonim.
–Ajo i ka shumë frikë qentë, qyshse në vitin 1990 e ka kafshuar qeni. Vladimir Putin e dinte këtë, kur i lejoi qentë e tij në takimin me Merkelin, disa vjet më parë.
-Merkel flet rrjedhshëm rusisht.
-Ajo është gruaja e vetme, në seksionin e kimisë teorike të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Lindore.
-Angela Merkel, mbajti mbiemrin e burrit të parë. Burri i parë i saj, ishte një fizikant me të cilin, Angela ishte e martuar për 5 vite. Më pas, ajo u martua me Joachim Sauer, në vitin 1998.
–Ajo është një impresioniste e shkëlqyer. Angela Merkel pëlqen të lërë mbresa tek udhëheqësit e tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putin, Papa Benedikti XVI, ish presidentin francez Nicolas Sarcozy etj.