MENU
klinika

Takimet kokë me kokë

Çfarë u diskutua midis ambasadorëve të SHBA, BE dhe Ramës?

27.07.2020 - 11:02

Zbardhet diskutimi në takimin mes ambasadorëve të SHBA dhe BE me kryeministrin Edi Rama.

Burime nga diplomatike bënë me dije se takimi mes Edi Rames, Yuri Kim dhe Luigi Soreces ka zgjatur rreth një orë.

Gjatë takimit mësohet se Yuri Kim ka vlerësuar qëndrimin e Ramës për miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërkohë që e ka ftuar që të nis puna për zbatimin e saj. I njëjti qëndrim është shprehur dhe nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Mësohet se ambasadorja e SHBA gjatë takimit është shprehur se vlerëson vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë, por në të njëjtën kohë është shprehur se palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij ne sigurimin e miratimit te marrëveshjes se 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve te ndërsjella ne Këshillin Politik ne lidhje me masat shtese.

Siç kemi thëne publikisht, Ambasadorja theksoi rëndësinë qe te gjitha palët te marrin pjese në mirëbesim, ne mënyre gjithëpërfshirëse dhe transparente”- mësohet të jetë shprehur Yuri Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura

Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë Ramës