MENU
klinika

Vendimi për strehimin në banesa sociale

Cilat janë kategoritë që përfitojnë grante të menjëhershme?

15.07.2020 - 18:10

Qeveria ka miratuar një ligj për akordimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët nga buxheti i shtetit.

Sipas vendimit të miratuar sot, Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 30 janarit të çdo viti, paraqesin kërkesat për grante të menjëhershme për banesat me kosto të ulët, pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin për t’u planifikuar në buxhetin e vitit pasardhës.

Ministria në fjalë brenda muajit mars planifikon nevojat për fonde për grante të menjëhershme bazuar në kërkesat e njësive vendore.

Ministria përgjegjëse për strehimin brenda muajit mars planifikon nevojat për fonde për grante të menjëhershme për vitin pasardhës të buxhetit të shtetit, bazuar në kërkesat vjetore të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Njësiva vendosore para se të bëjë këtë kërkesë, duhet të ketë siguruar të dhënat e kontratës së subjektit familjar dhe faktin nëse individi apo familja ka ërfituar më parë nga programe për dhënie granti.

Kategoritë që përfitojnë grante të menjëhershëm dhe me përparësi janë: kryefamiljarët me aftësi të kufizuara; familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara; individët me statusin e jetimit, i cili jeton në banesa të papërshtatshme ose në konvikte; individët me statusin e jetimit që ka në ngarkim vëllezër dhe motra, të papunësuar; kryefamiljarët e vetëm, viktimë e dhunës në familje; familjet njëprindërore të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe familjet që kanë rënë në vështirësi financiare dhe që rrezikojnë të humbasin banesën me kosto të ulët që kanë blerë me kushte kreditimi.

Familjey/individët që ka rënë në vështirësi financiare, duke siguruar financimin e grantit të menjëhershëm në një kohë sa më të shpejtë dhe gjithmonë jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës për grantin e menjëhershëm, njësia e vetëqeverisjes vendore bazohet në:

a) vërtetimin për gjendjen financiare të krijuar për familjen/individin dhe shkaqet që kanë sjellë vështirësinë financiare të krijuar;

b) informacionin e nevojshëm të marrë nga institucioni që ka kredituar familjen/individin për pamundësinë e shlyerjes së kredisë për shkak të gjendjes së vështirë financiare;

c) vërtetimin nga institucioni që ka kredituar familjen/individin se shuma e grantit është e mjaftueshme për të lehtësuar pagesat e kredisë.

123