MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e sëmundjes së tiroides?

13.07.2020 - 11:32

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat e sëmundjes së tiroides?

Përgjigjet mjeku: Pacientët paraqiten me shenja klinika të ndryshme: kanë rënie në peshë, rrahje të shpeshta zemre, takikardi, dridhje duarsh, probleme gastrointestinale, heqje barku, të përziera, të vjella, rënie flokësh, personi nuk qetësohet, bie në depresion, trupi humbet energjinë.

Të gjitha këto shenja klinike e bëjnë pacientin të shqetësohet dhe pastaj të paraqitet së pari te mjeku i familjes, mjeku i familjes e adreson te mjeku specialist. E rëndësishme për pacientin është klinika, por ajo që vendos diagnozën janë ekzaminimet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.