MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat ushqime përmbajnë sasi të lartë kolesteroli?

25.07.2020 - 12:02

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat ushqime përmbajnë sasi të lartë kolesteroli?

Përgjigjet mjeku: Kolesteroli i lartë nuk ka ankesa. Por nëse arrin në nivele të larta, shoqërohet me faktorë të tjerë rreziku, atëherë mund të shoqërohet me komplikacione serioze.

domate vaj ulliriProdhimet e mishit (qingjit, viçit, gjeli i detit, derrit, mishi i gjuetisë), dhe nënproduktet e tij (sallameri, proshutat, meseritë e konservat) bulmeti dhe nënproduktet e tij (gjalpi, djathi kaçkavall, margarina, majonezat), ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me yndyrë, vaji i lulediellit.

Rekomandohen peshku, filetot e pulës, viçit, deri 2 vezë në javë, si dhe të gjitha llojet e zarzavateve frutat dhe perimet e freskëta. Nga frutat e thata rekomandohet, arrat, bajame, lajthi, kumbulla, kikirikët. Vaji i ullirit është i vetmi i rekomanduar.

Me përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe omega-3 rekomandohet frutat e freskëta dhe me ngjyrë (shega, mani, rrushi, qershia, kumbullat, boronica, manafera), si dhe frutat e thata dhe disa lloje çajrash.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.