MENU
klinika

Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe...?

Covid-19 rikthehet frikshëm në Ballkan

05.07.2020 - 15:59

Virusi është kthyer frikshëm në Ballkan.

Ministria serbe e Shëndetësisë tha një ditë më parë se tetë persona kishin humbur jetën 24 orët e kaluara si pasojë e koronavirusit duke e çuar totalin në 306, ndërsa rastet e reja ishin 325. Shifrat në rritje që vijnë nga Serbia kanë bërë që Greqia të vendosë mbylljen e kufijve për vizitorët nga ky vend. Nga ora 6 e mëngjesit të së hënës, qeveria greke ka vendosur të ndalojë hyrjen e shtetasve serb në territorin e saj.

Vala e dytë ka prekur edhe Malin e Zi, me 57 raste të reja të raportuara të shtunën në mbrëmje. Bosnje Hercegovina ka shënuar rekorde të reja, me 289 raste koronavirusi të konfirmuara të premten dhe 141 të shtunën, 99 prej të cilëve në kryeqytetin Sarajevë.

Edhe Maqedonia e Veriut vazhdon të sjellë shifra alarmante, me 7 viktima të koronavirusit të konfirmuara të dielën, ndërkohë që 115 ishin rastet e reja. Frika është shtuar shumë edhe në Slloveni, që javët e shkuara ishte pranë shpalljes së fundit të epidemisë.

Por, të shtunën, vendi raportoi 21 raste të reja të regjistruar në një ditë të vetme dhe një ditë më parë, të premten, rastet e konfirmuara ishin 30. Autoritetet e Lubjanës kanë marrë menjëherë masa duke rikthyer në fuqi karantinën e detyrueshme për të gjithë ata që vijnë nga Franca, Republika Çeke dhe Kroacia. Kjo e fundit, ka raportuar 57 raste të reja infektimi në 24 orët e shkuara dhe numri total i rasteve aktive është tani 842.

Të mërkurën, Kroacia ktheu kufizimet në kufi me vendet fqinje. Tani, qytetarët nga Serbia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 14 ditore, nëse hyjnë në Kroaci. Situata është alarmante edhe në Rumani, ku numri total i rasteve ka kapërcyer 28 mijë, me 870 raste të reja të konfirmuara për 48 orët e kaluara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”


Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!