MENU
klinika

Të rejat e fundit nga testimet amerikane dhe britanike

Ç’po ndodh me vaksinën kundër Covid?

16.07.2020 - 15:16

Që nga shfaqja i virusit në janar, rreth 170 kandidatë për vaksina janë në zhvillim, 15 nga to janë duke u testuar në njerëz.

Shkencëtarët e Oksfordit besojnë se kanë bërë një përparim në përpjekjet e tyre për një vaksinë për Covid-19, pasi zbuluan se pickimi nxit një reagim që mund të ofrojë “mbrojtje të dyfishtë” kundër virusit.

Faza e parë e testimit në njerëz të vaksinës së Oksfordit ka shfaqur indikacione se gjeneron një reagim imunitar kundër sëmundjes. Mostrat e gjakut të marra nga një grup vullnetarësh në Britani të Madhe që u është dhënë një dozë e vaksinës ka shfaqur se mund të stimulojë trupin për të prodhuar anti-trupa dhe “vrasës të qelizave T”, tha një burim i lartë.

Zbulimi është premtues sepse ndan studimet që kanë sugjeruar se antitrupat mund të largohen brenda muajit gjersa qelizat T mund të qëndrojnë në qarkullim të gjakut për vite të tëra.

Alok Sharma, Sekretar biznesi tha se testet klinike në Universitetin e Oksfordit janë duke përparuar mirë dhe ai tha se ishte “shumë krenar” se sa shpejt shkencëtarët dhe hulumtuesit britanikë janë bashkuar në përpjekjen e tyre për të zhvilluar një vaksinë.

Sharma ka njoftuar për 84 milionë funta shtesë për të përshpejtuar punën e zhvillimit të vaksinën në Oksofrd dhe Kolegjin Imperial

Sytë e shtetit dhe ndoshta mbarë botës janë mbi Profesorin Adrian Hill dhe ekipin e tij në Universitetin e Oksfordit.

Testimet në njerëz në Britani të Madhe

Ekipet mjekësore në Institutin Jenner në Universitetin e Oksfordit dhe në Grupin e Vaksinës në Oksford filluan punën në janar për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19.

Ekipi përparuan në testet njerëzore më 23 prill, dhe një studim që përfshinë 510 vullnetarë të shëndetshëm mes 18 dhe 55 vjeç është në rrugë e sipër në Oksord dhe Southhampton me tre vende të tjera që do të shtohen.

Shkencëtarët që po punojnë në vaksinë kanë thënë se ata mund ta dijnë nëse vaksina do të jetë e suksesshme brenda gjashtë javëve.

John Bell, profesor i Mjekësisë në Oksford i emëruar nga froni mbretëror tha se “disa qindra” britanikë tani kanë pranuar vaksinimin eksperimental me shpresën që sinjalet se a do të jetë i sukesshëm mund të dalin rreth mesit të qershorit.

Britania do të bashkëpunojë vetëm me ShBA’në në dy studime dhe Kinës që kanë filluar me testimet në njerëz.

Është zbuluar se vaksina testuese e Universiteti të Oksfordit është duke u futur në spitale mes frikës se Covid-19 nuk mund të parandalohet mjaftueshëm në shoqëri.

Pas lajmërimit se 84 milionë funte janë shtuar në zhvillimin e vaksinës, z.Sharma tha “Ky fond i ri do të ndihmojë prodhimin masiv të vaksinës së Oksfordit kështu që nëse testimet e tanishme janë të suksesshme ne kemi dozat për të filluar vaksinimin e popullatës në Britani të Madhe menjëherë”.

Më të rejat rreth vaksinës së Oksfordit ?

Shkencëtarët e Oksfordit besojnë se kanë bërë një përparim të madh në përpjekjen për vaksinën e Covid-19 që siguron “mbrojtje të dyfishtë kundër virusit me potencialin për rezistencë më afatgjate. Megjithatë një burim i ka thënë The Telegraph se rezultatet megjithëse “shumë premtuese” nuk kanë provuar akoma që vaksina e Oksfordit siguron imunitet të gjatë kundër Covid-19.

Testimet njerëzore në ShBA

Në ShBA një vaksinë testuese shfaqi rezultate përparimtare të hershme pasi vaksina prodhoi antitrupa mbrojtës në një grup të vogël vullnetarësh të shëndetshëm.

Vaksina shkaktoi reagimi të antitrupave kundër koronavirusit në të gjithë 45 pjesëmarrësit e testimit njerëzor tha një studim i publikuar më 14 korrik. Rezultatet u përshkruan si “inkurajuese” nga Doktor Anthony Fauci, mjek i njohur për sëmundjet ngjitëse në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në ShBA.

Një studim i tretë që do të përfshijë mijëra njerëz do të fillojë në Korrik. Edhe nëse testimet e ardhshme janë të sukesshme sikur, Vaksina e Modernas nuk do të jetë e gatshme deri mes Janarit dhe Qershorit 2021.