MENU
klinika

"Dilema e të dielës"...

Debati mbi Koliqin e Camajn, Tare rrëmon dokumentin nga CIA

12.07.2020 - 16:30

      Në një postim-vazhdë për temën, në faqen e tij në ‘Facebook’, Auron Tare ironizon Gurakuqin. Thotë, se është në dilemë për ta nisur ditën buzagaz apo… të shkulë flokët.

Studiuesi që hapi debatin mbi dy shkrimtarët e njohur Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit demokrat Romeo Gurakuqi, i cili është historian.

Gjithashtu, ka publikuar edhe një dokument nga arkivi i CIA-s, ku sipas tij, thuhet se Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj, janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla, për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd.

“Të nisësh të dielën me buzën në gaz, apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja, kur dëgjon “historianë” që mësojnë brezin e ri në këtë vend. “Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin, se e dinin se nga çfarë qyteti vinte”.

“Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neokonservatore e formatit britanik.

‘Please’, mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi, me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s, për disa nga këta europianë neokonservatorë të tipit britanik.

Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj, janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla, për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd” – përfundon replikën, Auron Tare.

Publikimi i dosjes së shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ku hamendësohet ndër të tjera, se kanë qenë agjentë ë UDB-së, duke u përfshirë në veprimtari spiunazhi, ka nxitur shumë debate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN