Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kategoritë e familjeve që do të përfitojnë me përparësi fonde nga programet e strehimit me kosto të ulët. Sipas dokumentit qeveritar, nga granti i menjëhershëm i njësive vendore përfitojnë me përparësi:a) kryefamiljarët me aftësi të kufizuara;b) familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara;c) individët me statusin e jetimit, të cilët jetojnë në banesa të papërshtatshme ose në konvikte;ç) individët me statusin e jetimit që kanë në ngarkim vëllezër dhe motra, të papunësuar.
Më tej në listë janë përcaktuar si kateori me përparësi kryefamiljarët e vetëm, viktimë e dhunës në familje; dh) familjet njëprindërore të minoritetit rom dhe egjiptian;e) familjet/individët të parashikuar në pikën 1, të nenit 46, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, që kanë rënë në vështirësi financiare dhe që rrezikojnë të humbasin banesën me kosto të ulët që kanë blerë me kushte kreditimi.6.
Në rastet e parashikuara nga ky vendim, njësia e vetëqeverisjes vendore mbështet familjen/individin,që ka rënë në vështirësi financiare,duke siguruar financimin e grantit të menjëhershëm në një kohë sa më të shpejtë dhe gjithmonë jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës për grantin e menjëhershëm. Për marrjen e këtij vendimi, njësia e vetëqeverisjes vendore bazohet në:a) vërtetimin për gjendjen financiare të krijuar për familjen/individin dhe shkaqet që kanë sjellë vështirësinë financiare të krijuar;b) informacionin e nevojshëm të marrë nga institucioni që ka kredituar familjen/individin për pamundësinë e shlyerjes së kredisë, për shkak të gjendjes së vështirë financiare;c) vërtetimin nga institucioni që ka kredituar familjen/individin se shuma e grantit është e mjaftueshme për të lehtësuar pagesat e kredisë.