Partia Demokratike e Shkodrës ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes se kandidaturave për deputetë në kuadër të udhëzimit nr.60 të PDSH ku anëtarësia ka propozuar emrat që pritet të jenë në listat e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bëhet me dije se nga 38 grupseksione që ka PD e Shkodrës, janë rreth 100 emra të cilat do ti dërgohen si propozime Kryesisë së PD në Tiranë e cila me pas do të sjellë edhe listën me emra e cila do të votohet me parimin një anëtarë një votë.
Megjithatë, duke iu referuar propozimeve të grupseksioneve të PD-së së Shkodrës, emrat më të propozuar janë Bardh Spahia, I cili është propozuar në 34 grupseksione nga 38 që ka në total PD e
Shkodrës, duke vijuar më pas me emrin e kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila është përmendur edhe si kandidaturë për zgjedhjet vendorë për të vijuar të drejtojë Shkodrën, ndërkohe që në listën e emrave më shumë të propozuar, është edhe Greta Bardeli, N/Kryetare e PD Shkodër, si dhe ish Kryetarja e Qarkut të Shkodrës.
Ndërkohë në listën e të propozuarve nuk mungojnë as ish deputetët, Romeo Gurakuqi dhe Lorenc Luka. Duke iu referuar të njëjtave burime mësohet se në listën e emrave të propozuar është edhe Kryetari Forumit Rinor të PD Arvid Bushati, Izmira Ulqinaku dhe Benardeta Syku.
Këto janë vetëm disa nga emrat e propozuar, ndërkohe që lista vijon me emra të tjerë të njohur të PD në vite, mes te cilëve ish Kryeparlamentarja Jozena Topalli, Xhemal Bushati dhe Astrit Bushati, ndërkohë që lista e gjatë me 100 emra plotësohet edhe nga emra nga fusha akademike dhe intelektualë të qytetit të Shkodrës.