MENU
klinika

Të dukemi yll!

Disa sekrete bukurie që do t’ju bëjnë të kurseni para!

30.07.2020 - 12:49

Shpesh nuk kemi shumë kohë që të merremi me imazhin tonë dhe blejmë produkte që na e lehtëson këtë punë.

Por ato janë të kushtueshme kështu që nëse jeni në kërkim të një zgjidhjeje praktike dhe të shpejtë, ja ku po ju japim disa mënyra se si të kurseni para dhe të dukeni bukur.

Çfarë ju nevojitet:

niseshte misri

sodë buke

Pudër

Flokë të thatë: Merrni pudrën që përdorni dhe përzieni atë me sodë buke dhe niseshte për të krijuar një shampo të thatë e cila përdoret kur flokët janë me shumë yndyrë dhe nuk keni patur kohë t’i lani dhe të kujdeseni.

Për qerpikë të gjatë: Merrni një pambuk si në foton më poshtë dhe rrotulloni riMelin tuaj në të. Më pas lyjini qerpikët tuaj si normalisht por volumi i tyre do të jetë më i madh.

Maskë flokësh: Për ju që keni flokët e thatë kjo maskë është perfekte. Lyjini flokët me majonezë dhe mbajini për rreth gjysmë orë dhe më pas lajini si zakonisht.

Skrab për buzët: Ju duhet vetëm uasabin (salcën japoneze). Përhapeni në buzët tuaja dhe mbajeni për 10 minuta. Rezultati është fantastik