MENU
klinika

Basha jep njoftimin e rëndësishëm edhe për biznesin e vogël

“Do të heq taksën e rrugës së Kombit”

03.07.2020 - 10:39

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka premtuar heqjen e taksës së rrugës së Kombit kur PD të vijë në pushtet.

Ai tha se edhe biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor.

“Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t’i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë. Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë janë dy pengesa. Këto janë çështje që sot nuk zgjidhen dot, por nesër në qeverisjen tonë do të zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet.

Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë”, tha Basha.