MENU
klinika

Nuk vonon kërcënimi i radhës nga Trump

“Do të ndërpres fondet publike nëse nuk rihapen shkollat”

09.07.2020 - 12:54

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të ndërpriste fondet publike për shkollat nëse ato nuk do të rihapeshin.

“Shkollat janë hapur pa problem në Gjermani, në Danimarkë, në Norvegji, në Suedi dhe në shumë vende të tjera. Demokratët mendojnë se do të ishte politikisht keq për ata nëse shkollat amerikane do të hapeshin para zgjedhjeve në nëntor, por kjo është e rëndësishme për fëmijët dhe familjet. Fondet do të ndërpriten nëse ato nuk do të hapen”, njoftoi Trump në një mesazh në Twitter.

“Ne dëshirojmë që shkollat të hapen në vjeshtë”, deklaroi ai në Shtëpinë e Bardhë. duke shtuar se arsimi në kompjuter nuk është aq i mirë sa arsimi në klasë.

Qeveria federale nuk kontrollon shkollat ​​dhe universitetet që varen nga autoritetet shtetërore dhe vendore.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) më parë nënvizuan mundësinë që studentët të qëndrojnë në shtëpi si mundësia më pak e rrezikshme dhe rekomanduan masa të distancës fizike duke përfshirë edhe hapësirën e tavolinave të studentëve.