Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, një javë para afatit më konkretisht në seancën e 23 korrikut.
Burime nga mbledhja e grupit socialist bëjnë me dije se kjo marrëveshje do t’i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.
Ky qëndrim i socialistëve vjen pas takimit që sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim.
Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, kjo reformë sërish ka përplasur palët me njëra- tjetrën. I gjithë debati është për listat të hapura, ku PD-ja ka dalë hapur kundër tyre, teksa opozita parlamentare e ka vendosur si kusht për votimin e marrëveshjes së në Kuvend, teksa sot braktisën seancën plenare.
Nga ana tjetër, PS-ja, me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla tha se është dakord për hapje listash, por jo të plotë.