MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Drita barazon në Prishtinë dhe “prek” titullin

12.07.2020 - 19:08

Një gol në fundin e ndeshjes i jep një pikë Dritës së Gjilanit, e cila i afrohet titullit kampion, duke qenë se vjen përballë Prishtinës, skuadër që tashmë del thuajse nga gara e fitimit të kampionatit.

Astrit Fazliu, ish-sulmuesi i Partizanit, ka gjetur barazimin në minutën e 82-të përballë Prishtinës në kryeqytetin e Kosovës. Krasniqi do të shënonte për ekipin e Dallkut, por vendasit nuk e mbajtën dot avantazhin deri në fund.

Përfiton nga ky barazim Gjilani i Gentian Mezanit, që edhe pse me dhjetë futbollistë, merr fitore të rëndësishme ndaj Drenicës me protagonist Razak Keita (dy gola). Gjilani shkon 61 pikë, 4 më pak se Drita.