Ka përfunduar java 29 e Superligës së Kosovës. Drita vijon në krye, madje duke u shkëputur. Ekipi gjilanas ka fituar një ndeshje të vështirë ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1. Vendasit kanë shënuar të parët me anë të Vucajt. Mesfushori realizoi një supergol në minutën e 35′ dhe e mbyllën 1-0 pjesën e parë.
Kampionët reaguan duke barazuar me Bojkun në të 56′. Pjesa e dytë kishte më shumë emocione, ndërsa Drita shënoi golin e fitores në të 67′. Gerbeshi ishte heroi i sfidës për gjilanasit që u dha 3 pikë të arta me golin e tij. Vendasit mbajnë vendin e parë më 64 pikë, 5 më shumë se Ballkani me 59 pikë.
Flamurtari fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 4-3. Një ndeshje që nuk ka nevojë shumë për koment, pasi të dy ekipet u argëtuan në fushën e lojës. Vendasit tuan duke qëndruar në mesin e artë, ndërsa miqtë e kanë prerë biletën për Kategorinë e dytë.
Trepça ’89 nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Vushtrrisë. Ishin miqtë që shënuan të parët, por gjyqtarët e takimit u hoqën një gol të rregullt. Loja foli sërish për miqtë që gjetën golin me anë të Fazliut, ndërsa Manaj barazoi në të 90’+6′.