MENU
klinika

Mesazhet e forta të Lleshajt nga bregdeti

“Duhet ta ndërpresim me çdo kusht, ta dinë mirë se do ndëshkohen”

17.07.2020 - 13:18

“Na duhet të ndërpresim me cdo kusht zinxhirët e përhapjes së virusit”, tha sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndaj paralajmëroi masa të rrepta dhe ndëshkim për të gjithë ata “që me papërgjegjshmërinë e tyre rrezikojnë të infektojnë të tjerët”.

Lleshaj ishte sot në Durrës, ku zhvilloi një inspektim të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në zonat me plazhe, si dhe masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

Në fjalën e tij, ministri tha se policia ka marrë masa për të goditur cdo rast që rrezikon jetën e qytetarëve sa i takon koronavirusit.

Madje Lleshaj tha se ndëshkim do të ketë edhe për operatorët turistikë që shqetësojnë qytetarët me muzikë në lokalet e natës, pas orës 23:00 gjatë javës dhe pas orës 00:00 në fundjavë, “në shërbim të oreksit për të bërë para e shkatërrojnë shëndetin e qytetarëve”.

Lleshaj kërkoi nga operatorët të garantojnë për pushuesit sigurinë.

“Kërkohet thellim i masave për sigurinë, operatorët që shërbejnë në ujë e rërë marrin para nga qytetarët jo për ujin e rërën, por shërbimin e parë, siguria, jo shezlongu.
Duhet të ketë rojet e palzhit mjetet e shpëtimit, asetet për të siguriar ndihmë ndaj qytetarëve e parandaluar cënimin e jetës së qytetarëve”.

Një mesazh të fortë kishte ministri edhe për përdoruesit e motorëve të ujit.

“Ndonëse këtu nuk shoh kemi pasur në vijimësi sinjale për raste ku persona të caktuar rrezikojnë jetët, motorët e ujit shërbejnë për ndotje e jo kënaqësi. Ka dilluar zbatimi i planit të masave që do trajtohen me rreptësi. Ta dinë se këtë vit ka shance të mëdha që ata të penalizohen e motorët të sekuestrohen.

Le të notojnë, të bëjnë sport por mos të rrezikojnë qytetarët e të mos bëjnë ndotje të ujit e ajrit me përdorimin abuziv të këtyre mjeteve”