MENU
klinika

Pas “Venecias”, PS tërhiqet edhe nga …

Dy lëvizjet e maxhorancës ndaj Presidentit Meta

22.07.2020 - 07:44

Në harkun e pak ditëve, maxhoranca e Partisë Socialiste në Kuvend është tërhequr në dy nisma ligjore, që kishte ndërmarrë kundrejt Presidentit.

E para që kishte të bënte drejtpërdrejt me Presidentin Ilir Meta, pasi me anë të një Komisioni Hetimor kërkohej shkarkimi i tij dhe e dytë një ligj organik që tentonte të krijonte një mekanizëm zhbllokues, përmes të cilit i hiqeshin kompetencat e Presidentit sa i përket çështjes së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Për të dyja nismat e maxhorancës, u mor opinioni i Komisionit të Venecias, ku u tregua se shkuarja deri në fund e këtyre nismave ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Komisioni Hetimor i mbylli punimet ditën e hënë dhe këtë të enjte do të çojë në Kuvend një raport ku nuk do të kërkohet shkarkimi i Metës, por ndërhyrja në Kushtetutë për të parashikuar mekanizma që të parandalojnë krijimin sërish të një situate të tillë, kjo e bazuar sipas deputetëve socialistë, në rekomandimin që ka bërë Komisioni i Venecias.

Po ashtu, edhe për çështjen e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”, deputetët e maxhorancës mbrojtën qëllimin e mirë të nismës ligjore, por duke marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias u tërhoqën, duke theksuar se ndryshimi duhet bërë në nivel kushtetues dhe jo thjesht ligjor.

Dekreti i djeshëm është i vetmi që është pranuar nga Kuvendi në mesin e dhjetarëve ligjeve të tjerë që Presidenti ka kthyer në Kuvend, por që janë rrëzuar dhe më pas kanë hyrë në fuqi./ PANORAMA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Loja e minutës së fundit dhe pazaret deri më 30 korrik"

Nazarko: Rama, presion nga ndërkombëtarët për 5-Qershorin


"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!