MENU
klinika

89 pacientë të shtruar në spital, 11 në gjendje të rëndë

Dy të vdekur nga COVID, 74 raste të reja në 24 orët e fundit

05.07.2020 - 09:56

Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë janë regjistruar dy viktima si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e fundit bën të ditur se nga 392 testime të realizuara në 24 orët e fundit janë konfirmuar me COVID-19, 74 persona.

Gjendja në spitalin infektiv vazhdon të jetë e rënduar, pasi deri tani janë 89 pacientë të shtruar, nga të cilët 11 janë në gjendje të rëndë dhe një është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura. “Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv. Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, thuhet në njoftim.

Tirana dhe Kruja janë dy qytet me numrin më të lartë të të prekurve. “22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë”, thotë ministria.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!