MENU
klinika

La Liga, Java 38

Dygolësh i Messit, Barça me “pesë yje”

19.07.2020 - 17:54

Barcelona ka shpërthyer në ndeshjen e fundit të La Liga-s, duke fituar 5-0 në fushën e Alaves. Një sukses për prestigj dhe për të ndihmuar Messin të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Barcelona gjeti golin e parë në minutën e 24′ me anë të Ansu Fatit. I riu dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni mjaf të mirë të vendasve. Ai mori një top në qendër të zonës nga kapiteni Lionel Messi, teksa shënoi vetë për 0-2 në minutën e 33′ duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë 0-3. Goli i tretë u shënua nga Luis Suarezit pas një aksioni fantastik të ndërtuar nga Messi që gjeti shumë bukur Alban. Ky i fundit pasoi mjaft bukur për Suarez, që shënoi me kokë.

Goli i katërt i sfidës u shënua nga Semedo në 57’. Katalanasit shënuan sërish me anë të argjentinasit Lionel Messi në 75’. Ky i fundit me dy golat e ndeshjes së sotme duket se e ka siguruar “Këpucën e Artë” për këtë vit në La Liga me 25 gola, 4 më shumë se Benzema, që luan sonte në mbrëmje në transfertë ndaj Leganes.