MENU
klinika

"Shpresa mbetet se..."

E palyer dhe e rraskapitur nga lodhja, shefja e Infektivit publikon foton pas punës

19.07.2020 - 21:11

Një foto shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim shpesh kohët e fundit, të mjekëve në vijën e parë të frontit të luftës për jetën në spitalin Infektiv.

Ndërsa bluzat e bardha shpëtojnë jetët, mbuluar kokë e këmbë me veshjet e veçanta për t’i mbrojtur nga koronavirusi, profesoreshë Najada Çomo sot ka zgjedhur të “zbulojë” fytyrën, për të treguar si duket lodhja e një mjeku pas orëve të gjata në spital në betejë me këtë virus.

Me këtë foto të rrallë të saj, ajo ka një lutje për qytetarët që të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat e vendosura në këtë kohë pandemie.

“Pas lodhjes, Shpresa mbetet, qe Ju do ti respektoni masat, per mbajten e maskave,, dhe distancimit fizik??”, shkruan Najada.

najada doktoresha

Gjithashtu, shefja e Sherbimit Infektiv ka publikuar dhe nje video me pamje brenda spitalit dhe kete mesazh:

“19 Korrik,, e Diele,, ne muajin e 5, qe jemi duke trajtuar dhe luftuar,Pafund, per te shpetuar Jete njerezish,qe vuajne nga Covid 19 .Infektologe,
Reanimatore, infermiere, sanitare, Imazherist,jane sot ne Sherbim te mbi
100 pacienteve te shtruar. !
Jane Shume, dhe nuk mund Ti perbaltni,, po vuajne, po luftojne me vdekjen ! Lutuni per Shendetin e tyre,
Ata jane ne spital?NeJemiPerJu??”.