MENU
klinika

Shkrim i panjohur i Koliqit

“Edhe po të pranojmë se Noli pat njolla, janë tre veprat…”

10.07.2020 - 11:56

        Publikohet një shkrim i panjohur i poetit, studiuesit, shkrimtarit, botuesit, politikanit dhe eksponentit të famshëm të mërgatës politike antikomuniste shqiptare në Perëndim, Ernest Koliqi, për Stefan Stiljan Nolin, ku ai pasi ka bërë një jetëshkrim të shkurtër të origjinës dhe familjes ku u rrit Noli, është ndalur dhe ka analizuar disa nga anët më të ndritura të veprimtarisë së tij politiko-atdhetare, “pasojat e mira të të cilave edhe sot ndihen në rrjedhë të historisë shqiptare e janë: themelimi më 1909 i fletores “Dielli”, praleludim i themelimit të Shoqatës pan-shqiptare “Vatra” në Boston, më 1912 në bashkëpunim me Faik Konicën, pranimi shpëtues i shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve me 17 dhetuer 1920, e krijimi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe po të pranojmë se për hypotezë se Fan Noli pat njolla, këto tri vepra të shkëlqyeshme krejt ia shlyejnë. Natyrisht këtyne meritave kombtare e patriotike, u shtohen ato shum shum të mëdhja, asi shkrimtar q’i i’a skalisin emnin me shkrola arit në historinë e letërsis shqipe”.

ALBANIA – NOVEMBER 09: Portrait Of The Bishop Fan S. Noli In Albania On November 9, 1924. This Prelate Founded The Albanian Autocephalous Church After Having Lived In The United States. He Became Bishop Of Valona, Then A Deputy, Then Prime Minister (1924-1925) Of Albania. (Photo by Keystone-France/Gamma-Keystone via Getty Images)

Stefan Stiljan Noli, një ndër pesonalitetet ma të spikatuna q’i shprehi nga gjini i vet kombi shqiptar, paraqitet posi një fytyrë poliedrike, d.m.th. e shumëanëshme, e cila gja lodhë menden e kujtodo kur vjen momenti me dhanë një gjykim synthetik mbi rrolin që ai lujti në botën shqiptare. Kush jeton si i ndodhi atij ma se tetëdhet vjet dhe në një periudhë historike ma të stuhishmet qi njofti njerzimi, lehtaz bahet objek kritikash sepse një jetë kaq e gjatë rrethohet me fazat e ndryshme të saj, me dritat e me hije të cilat ndoshta shkaktohen nga rrethinat, nëpër të cilat u përshkue, ma se një vullnet i prem dhe i paravendosun m’u sjell ashtu si u suell. Si të gjithë njerzit me një vlerë të veçantë edhe Fan Noli nderohet e përçmohet me ngulmim qi shpesh herë arrin në parosizëm ndër lëvduesa e prozhmuesa të tij.

Tri veprat e pavdekshme të Nolit

E vërteta asht se veprimtarija e një njeriu që, q’i gjatë tetëdhet vjetëve rresht gjallese në kët shekull u dha me mish e me shpirt mbas sendërtimit të një ideali, i cili synthetizonte ne vete qëllime fetare e kombtare, shoqnore e kulturore, duhet vu në një kandar të drejtë. Gabimet ase në datsh të thuesh fajet e qi Fan Noli ka mujt me ba, nuk ia zbresin vlerën tri veprave të pashoqe që ai kreu, pasojat e mira të të cilave edhe sot ndihen në rrjedhë të historisë shqiptare e janë: themelimi më 1909 i fletores “Dielli”, praleludim i themelimit të Shoqatës pan-shqiptare “Vatra” në Boston, më 1912 në bashkëpunim me Faik Konicën, pranimi shpëtues i shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve me 17 dhetuer 1920, e krijimi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe po të pranojmë se për hypotezë se Fan Noli pat njolla, këto tri vepra të shkëlqyeshme krejt i’a shlyejnë. Natyrisht këtyne meritave kombtare e patriotike u shtohen ato shum shum të mëdhja asi shkrimtar q’i i’a skalisin emnin me shkrola arit në historinë e letërsis shqipe. Por këtu duem të vëm në dukje shkurtazi burimin e frymëzimit të tij ndër shprehje ma të nalta lyrike qi ai na dhuroi dhe me theksue se si at burim frymëzuese e gjet në jetën reale të Shqipnis, në burimin njerzor shqiptar q’i ai hetoi e njofti n’ ato tepër të pakta vjetë ndejes në dheun e zanafillës. Edhe Fan Noli asht bir i diasporës: u lind e u rrit jashta vëndit të të Parëve. Kjo gja reflektohet mbi të gjithë veprimatrin e tij letrare. Ndër tetëdhetë vjetët e jetës së tij, vetëm tri a katër i kaloi në dheun shqiptar. E se ai kuptonte e ndiente nevojën sidomos si poet e krijues bukurije letrare me thithë në vënd frymën e tokës shqiptare na dyshmon myti i Anteut përmëndë në lyrikën kushtue Bajram Currit: “As je vrar’ e as po vritesh, / Legjendar Ante po rritesh”. Kush ishte Anteu e ç’ përfaqsonte në mythologjinë klasike të Heladës? Anteu bir i Tokës (Gjea), vigan i madh e i stërfortë mirte fuqin q’i kurkush nuk mujte të mposhte, tue prekun tokën (vëndin e vet) me shputa të këmbëve. Herakli nuk gjet mënyrë tjetër për t’a kënirrë, d.m.th. për t’ia marrë frymën e mbytë, veç tue mbajt pezull me një dorë pa e lanë me prek dhen me kambë. Vështrimi symbolik i mytit t’Anteut asht i qartë: dheu i lindjes, d.m.th. vendi ku gjallnon njerzia prej një gjaku e prej nji gjuhe, i ep njeriut forcën morale, pertrin në në të herë mbas herit fuqit shpirtit. Fan Noli prirjen e rrallë krijuese, zotsin e jashtzakonshme shprehse e shkrini në përkthime (të cilat jesin shembullore në fushën e letrave t’ona) ma tepër se në krijimet origjinale në poezi e në gjini tregimtare. Nuk e njifte sa duhet jetën e popullit shqiptar. Përvojën e tij ndër rrethet e ndryshme shqiptare të diasporës nuk e njehi, t’ue marrë parasysh fuqit e veta krijuese, aq të mjaftueshme sa me i’a hy njaj vepre origjinale, poem a rromanx, ku të dilte pasqyrë jeta e gjindjes, prej gjakut shqiptar përshkue nëpër dritën e bokuptimit të tij. Dy vjershat epiko-lyrike, kushtue Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, ku ai gdhen mjeshtrisht, me vija të përflakta, përshtypjet q’i i lanë këta burra, takue e njoftë gjatë banesës së tij të shkurtër n’atdheun shqiptar, dishmojnë se sa të çmueshme do të kishin qenë veprat e tija letrare, po të kishte dhanë fati mundësi me depërtue ma mirë e ma thellë në palc të jetës së popullit tonë.

Vështrim mbi dy vjersha të Nolit

T’i analizojmë shkurtazi në përmbajtje këto dy vjersha qi në Parnaz shqiptar arrijn majat ma vezuullore të lumnis poetike. Në katundin shqiptar të Thrakjes, Ibrik Tepe, ku ai lindi qysh në moshën ma të mitun, Fan Noli tregoi aftësin e hollë vëzhguese me të cilën kishte pajisë natyra. Lëshonte shikimet e veta rreth e rrotull dhe përpiqej të kuptonte mbrendin e shfaqjeve të jetës qi zhvillohej përpara. Sidomos tue u rritun përpiqej me i a spjegue vetes shkaset e përmbrendshme qi shkaktojn sjelljen e mirë të veseve njerzore, do të shfaqet thekunisht ma vonë në satyrat që na la. Asokohe me siguri nji pyetje vizatohej në mënden e njomë të kalamanit veshtak: “Pse flasim na një gjuhë tjetër e pse jemi ndryshej nga banorët e katundeve fqinje?” Të cillën pyetje, sa marrin mënd e shqise, i a sjellin vetes edhe Arbreshët e Italis: “Jemi shqiptarë! Po ç’ashtë Shqipnia”. Ç’farë vetish e lejojnë Shqiptarin me pohue, tue u mburrë, se asht bir i një kombi fisnik? Fytyra që në kohën e fmijnis la mbresa të pashlyeshme në kujtim të Fan Nolit, qe Gjergj Kapedani, komandar mbas Nol Kapidanit, gjyshit të tij, i repartit ushtarak qi delte Sulltanit n’ushtri në rasa lufte. Gjergj Kapidani tregonte trimnit e veta dhe të Shqiptarëve ndër luftime përkrah ushtrisë osmane. Edhe i jati i Fan Nolit, Stiljani, ushqente bashkë me pasionin e muzikës kishtare, atë të kultit të heronjve. Admironte pa masë, i jati i Napoljon Bonapartin e Skandërvbegun. Admirimi i t’et Stiljan për Gjergj Kastrijotin kaloi të birin Stefan, q’i ma vonë, bani kërkesa ndër arkive e biblijoteka më dokumente gjansisht e imtisht mbi te dhe mbi kohën e tij për të mëshiruar burrnin shqiptare në Kryetrimin e Krujës n’ at vepër të madhe historike q’i të gjith njofim. Në një djalosh mendesquet e zemërndieshëm, të prirun kah analyza e shkaseve të ndryshme q’i burojnë nga thellësytë e shpirtit të vet e të tjerëve edhe nga valvitja misterioze e gjakut që sejcilit i rreh ndër dej, asht i natyrshëm të dij psehin e rrethanave qi cilsojn kushtet e tij njerzore të veçanta. Gjergj Kapidani i flitte për trimni shqiptare, i ati, Stiljan Noli, çonte në qiell veprimet e Kastrjotit. Ç’themel në të vërtetë kishin ato lavde ato mburrje? Ç’farë tharmesh leviteshin në gjak shqiptar? Cilat ishin vetit e veçanta njerzore të Shqiptarit? Fan Noli në zhvillimet e jetës së tij endacake e plot peripetina si ato të Odiseut homerik, njofti burra shqiptarë që i a vërtetojshin pohimet e Gjergj Kapetanit dhe të t’et mbi fisnikin shqiptare. Me 1903 fati e hodhi n’ Egjypt e ndër tri vjet kalue aty pat mardhanije me burra të vlefshëm, si: Spiro Dinen, Nikolla Naçon, Thanas Tashkon e Jani Vruhon. Preku me dorëthjeshtësinë e natyrës idealistike të këtyne pishtarve të Rilindjes s’onë, por mund të mendonte se ata ishin përjashtime. Paisej vërtet Kombi shqiptar me vetinat e andrrueme prej patriotave? Përgjigjien kësaj pyetje e kërkoi, si thamë, në historinë e qindresës shqiptare të pesqind vjet në epopenë e Gjergj Kastriotit. E fletët e historis i’a vërtetuan pohimet e t’et dhe të Gjergj Kapedanit. Ligjnuen enthujzazmin me të cilin patriotët përmëndshin emnin mbrekullbas, plot frymzim rilindës, të Skanderbegut. Por, q’i vetit e lulëzueme mrekusllisht në Skandërbegun, vlojshin prap se prap në zëmrën e madhe të kombit shqiptar, ay e pa me sy kur më 1921 erdh në dheun e të Parëvet dhe qindroi aty deri më 1924. Brumi njerzuer prej të cilit doli Skanderbegu dhe breznija e çelnikët q’i atë e ndoq ndër luftime për liri, vrumuliste ende i gjallë e gjithënji i aftë me shprehë vetje t’adimirueshme për dobi të kombit.

Frymëzimi për Gurakuqin e Bajram Currin

Në Luigj Gurakuqin e në Bajram Currin hetoi esencën e fisniknis shqitare, burrnin, e cila asht nji shkrimje e trimnis me urti, d.m.th. syntheza e nji hovi guximtar plot vetmohim bashkue me nji përftim a koncepcjon të jetës që ka shtyllë themelore nderin dhe shprehet me një matuni fjalësh e sjelljesh e cila mbështetet në ndiesi të së drejtës e të njerzis së ndërgjegjëshme. Trimnija ka vlerë kur përdoret me vënd e me kohë për të nxjerrë soje frytet e dobishme. Thotë Fishta: “Por i urti kurr nuk ngutet / prej burrnis e jo prej tutet”. Në Luigj Gurakuqin, Fan Noli njofti burrnin që rrjedh nga vetit shqiptare trashigue nga të Parët dhe të zdrituna shkëlqimisht në rrezet e nji kulture së gjanë. Në Bajram Currin njofti e përlavdoi instiktet e shëndosha burrnore qi me gjarpënim vetimash e shungllim bubullimash shfaqen papritmas në përpjekje për ideal, pa dalë nga vijat e urtis dhe pa u shkoq nga trashigimi stërgjyshnuer i nderit e i drejtësis. Këta dy burra të paharrueshëm i’a frymzuen Fan Nolit vjershat e pavdekshme ku ai naltsoi me një hov lyrik flatër-vervitës burrnin, veti qensore e jetsore kryekrejet e fisit arbnuer. Ju kujtohen vargjet e thekshme kushtue Luigjit? “…Nëno moj, mbaj zi për vllan, / Me tre plumba na i ran…/ …Se të deshte kur s’ të deshnin, / Se të qante kur të qeshnin / Se të veshte kur të çveshnin. / Nëno moj të ra dëshmor…/ Nëno moj ç’është përpjekur, / Gojë mjalt’ e zëmër- hekur, / Syrgjyn gjall’ e syrgjyn-vdekur, / Ky vigan liberator”. E ato për Bajram Currin? “…O Bajram bajrak i gjallë, / More nam me gjak në ballë, / Te një shpell’ e Dragobis. / Yll i rrall’ i burrëris…/ Me zjarr Shenjt u ndrit kjo shpell, / Gjer në qiell u ngrit Kështjell / Për çlirimin e Shqipëris / Katakomb i Dragobis”. Le të vëhet re fati i mjerë i njajtë i tre heronjve këndue nga Fan Noli: Skandërbegu, Luigj Gurakuqi, e Bajram Curri, të tre shkrinë jetën për ideal dhe mbaruen pa i pa realizimete e dishrueme. Poeti qan me lot burrnin orzezë shqiptare. Unë i kam njoftë dy Burrat, këndue nga Noli, të dy nderë e Kombit, shtylla të ndritshme t’ idealit dje, sot e n’ardhëmëni ma të largët edhe kam pasë fatin me qenë në mardhënie të ngushta me ta. Luigji më nxiti m’u marrë me letërsi dhe më hodhi në fushën politike më 1923, Bajrami q’i banoi me familje në një shtëpi t’onë në Shkodër mirsisht bisedoi shpesh me mue mbi çashtje kombtare. Si nëpunës i vogël por besnik, edhe unë kjesh pjestar në Qeverinë e kryesume prej Fan Nolit më 1924 dhe, kur ajo Qeveri u përmbys, nëpër rrethina të njoftuna, si fanolist mora udhat e mërgimit e ndeja pesë vjet larg atdheut. Prandaj në përkujtim të dy burrave të mëdhenj, që jesin në vënd të parë në Olymp të heronjve të Kombit dhe të Poetit q’i u a përlevdoi vetit e pashoqe arbnore e ndiej, për arsye dhe vetjake. Detyrën të përuli kryet në shënj të një nderimi të pamasë./Memorie.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Shkrimi i ’61-it te “Shejzat”, ku Enveri akuzon Koliqin

“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ai s’ka bërë krime si Ernest Koliqi”


Donaorët u gjendën, por Bajo nuk ia doli

Covid-19 i merr jetën skulptorit të njohur

Manastiri i Mesopotamit në Sarandë

Aty ku mbivendosen kultura dhe historia

Nga Nasho Jorgaqi

Bota e madhe e Qemalit