MENU
klinika

Arritja e madhe

Egbo, rekord europian si trajner kampion me Tiranën

20.07.2020 - 18:28

Tirana u shpall kampion për herë të 25-të në historinë e futbollit të elitës në Shqipëri dhe trajneri Emanuel Egbo ka shkruar emrin e tij përgjithmonë në historinë e klubit bardheblu, në sezonin e 100-vjetorit.

Një arritje e madhe për vetë ish-portierin bardheblu, i cili mori skuadrën në momentin më të vështirë dhe e bëri atë lidere në vendin tonë. Por në Nigeri, vendlindjen e tij, kanë zbuluar edhe një statistikë tjetër shumë interesante, e cila ka bërë që klubi i Tiranës të hyjë përgjithmonë në historinë e futbollit në Afrikë dhe Europë.

Kështu, përveç faktit që rezulton se Egbo është trajneri i parë nigerian i cili fiton një titull kampion në Europë, ai regjistrohet edhe si trajneri i parë afrikan i cili arrin një objektiv prestigjioz siç është Champions League.

Asnjë trajner afrikan më parë nuk kishte arritur të kualifikonte ekipin e tij në Ligën e Kampioneve më parë, siç bëri Egbo në këtë edicion. Ndonëse ka pasur disa trajnerë me origjinë nga vendet afrikane që kanë arritur të ecin para dhe të fitojnë edhe trofeun (rasti Zidane), askush i lindur në vendet afrikane nuk ka arritur më parë objektivn që të kualifikojë ekipin e tij në një turne prestigjioz si Liga e Kampioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN