Pas apelit te forte qe beri nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shendetesise, Manastirliu, per mbajtje te maskes e teksa paralajmeroi se kapacitetet ne dy spitalet COVID po ezaurohen, reagon eksperti i Shendetit Publik, Erion Dasho.
“Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje”, thekson ai, duke kujtuar se rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet te adresohet mes strategjise qe kalon ne tri faza: parandalim, testim gjurmim; forcimin e rolit te mjekut te familjes qe ndjek rastet e pacienteve nga shtepia dhe kapacitetet spitalore rajonale.
“Në se ndiqen këto tre hapa që janë baza e çdo strategjie në sistemin shëndetësor, do të ulet presioni edhe mbi “spitalet COVID” duke reduktuar nevojën për shtretër në nivelin terciar. E kundërta nuk ka vlerë! Në se nuk adresohet parandalimi, spitalet COVID do të vazhdojnë të mbushen siç ka treguar shembulli i Wuhan, Lombardisë dhe New York-ut”- thekson ai.
Postimi i Erion Dashos
Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje! Rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet adresuar nëpërmjet një përafrimi strategjik që kalon nëpër këto faza prioritare:
1. Parandalimi, ku luan rol parandalimi parësor dhe ai dytësor (testim dhe gjurmim).
2. Forcim të rolit të mjekut të familjes për të mundësuar trajtimin dhe ndjekjen e rasteve në kushtet e shtëpisë.
3. Forcmit të kapaciteteve të spitaleve rajonale për të pritur rastet e komplikuara në nivel rajonal.
Në se ndiqen këto tre hapa që janë baza e çdo strategjie në sistemin shëndetësor, do të ulet presioni edhe mbi “spitalet COVID” duke reduktuar nevojën për shtretër në nivelin terciar.
E kundërta nuk ka vlerë! Në se nuk adresohet parandalimi, spitalet COVID do të vazhdojnë të mbushen siç ka treguar shembulli i Wuhan, Lombardisë dhe New York-ut. Le të mësojmë nga bota për të hartuar një përgjigje të bazuar mbi evidenca dhe të drejtuar nga mendimi shkencor dhe përvoja mjeksore!