MENU
klinika

Nënë e bijë u vetëflijuan se besonin te ringjallja

Enkel Demi: Ja çfarë rrezikojmë të kemi derisa kjo tragjedi të sqarohet

03.07.2020 - 09:37

Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre ndërsa vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me ndërhyrjen me forcë të policisë u gjetën viktimat dhe njëra prej vajzave në gjendje të rëndë.

Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim duke qenë se ishin edhe besimtare të Jehovait dhe besonin në kultin e ringjalljes.

Për gazetarin Enkel Demi kjo tragjedi “derisa të sqarohen detajet e ngjarjes dhe derisa ne të kemi pak më tepër dije se çfarë po ndodh dhe pse ndodh një gjë e tillë, rrezikojmë të kemi një gjueti shtrigash ndaj atyre që kanë një besim ndryshe nga i yni”.

“Gjëja që nuk kuptojmë është se pse njeriu duhet të shkojë drejt një vetëflijimi kur mund të zgjedhë ndryshe por duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, pavarësisht nga besimi, sepse është e thjeshtë të arrijmë në përfundime. Njerëzit që besojnë në momentin që kthehen në ritualistë, pra që besojnë më tepër ritin se sa fenë, në këtë moment ata bëhen fondamentalistë.

Shpesh besimtarët e mbarë të cilët kryejnë jetën e tyre në bazë të besimit në zot futen në hall sepse mendojnë që një tragjedi e tillë mund të prekë gjithë komunitetit.

Në këtë moment derisa të sqarohen detajet e ngjarjes dhe derisa ne të kemi pak më tepër dije se çfarë po ndodh dhe pse ndodh një gjë e tillë, rrezikojmë të kemi një gjueti shtrigash ndaj atyre që kanë një besim ndryshe nga i yni ose ndaj atyre që kanë besim sepse ka raste që ateistët janë më fondamentalistë se sa ata që besojnë, pra në këtë rast ne do ju informojmë dhe nuk duhet të mbajmë qëndrim dhe mbi të gjitha nuk duhet të ngjallim ndjenja urrejtjeje”, tha ai.