MENU
klinika

I lënë afat

Federatat i kërkojnë KOKSH-it të mbledhë Asamblenë

22.07.2020 - 14:20

Një pjesë e federatave sportive në vendit tonë i kanë kërkuar presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të thërrasë Asamblenë për të krijuar Komisionin e posaçëm për ndryshimet në statutin e KOKSH, në mënyrë që kjo organizatë të funksionojë sa më mirë në të ardhmen. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, sqaroi detajet e mbledhjes së sotme.

“I kemi kërkuar Presidentit të KOKSH të thërrasë brenda muajit gusht Asamblenë e Përgjithshme për të krijuar Komisionin që do të bëjë ndryshimet statutuore, në mënyrë që më pas edhe organet drejtuese të funksionojnë sa më mirë. Kemi qenë të kushtëzuar këto kohë, por tani ka ardhur momenti” – u shpreh Duka.

Presidenti i FSHF-së, i shoqëruar nga dy presidentë të federatave të tjera, përkatësisht Martin Biba i mundjes dhe Florend Kalivopulli i boksit, tregoi edhe afatet e mbledhjes së Asamblesë dhe çfarë do të bëhet në rast se Presidenti i KOKSH nuk e mbledh brenda gushtit.

“Në rast se Presidenti i KOKSH nuk jep një datë në fillim të gushtit për mbledhjen e Asamblesë, atëherë federatat sportive, në bazë të statutit aktual, do bëhen 2/3 dhe do ta zhvillojnë vetë Asamblenë, për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe më pas për të zgjedhur organet drejtuese” – shtoi Duka.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futboll pohoi se nuk ka ambicie për të marrë drejtimin e KOKSH apo pjesë e ekzekutivit, por kërkon të kountribuojë sa më shumë që kjo organizatë të funksionojë sa më mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Përplasjet në KOKSH, paqe deri në Olimpiadë