MENU
klinika

Leclerc sqaron mosgjunjëzimin

Ferrari zien nga polemikat, Vettel në shënjestër

06.07.2020 - 12:30

Charles Leclerc i dyti, Sebastian Vettel i dhjeti. Kjo ishte renditje e pilotëve të Ferrarit në garën e parë. Vettel ishte protagonist edhe një i incidenti që pati me Carlos Sainz, pilotin që do t’i zërë vendin te “kokëkuqja” sezonin e ardhshëm.

Vettel ka shprehur pakënaqësinë e tij për njëvendëshen italiane. “Makina ishte e vështirë për t’u pilotuar, por gara ime u shkatërrua nga ai episod. Jam i kënaqur që u rrotullova vetëm një herë, pasi mund të isha përplasur edhe më keq”, – tha Vettel.

I pakënaqur nga gara e gjermanit ishte drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto: “Humbëm shumë pikë në këtë garë me Vettel, ndërkohë që Red Bull nuk bëri asnjë pikë. Ishte një garë ku mund të kornim më shumë pikë, por Sebastian bëri një gabim. Thotë që makina nuk ishte e mirë, por kur një pilot et kështu ka tendencë për të gabuar në pistë. Mund të ishte paraqitur më mirë”.

Ndërkohë, të gjithë u habitën kur Leclerc nuk u ul në gjunjë ashtu si tjerët për solidarizimin në luftën ndaj racizmit. “Të gjithë pilotët qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër racizmit dhe paragjykimeve. Unë besoj se ato që kanë më shumë rëndësi kanë faktet dhe sjelljet në jetën tonë të përditshme sesa gjestet formale. Nuk u ula në gjunjë, por kjo nuk do të thotë se nuk janë kundër kësaj lufte”, – u shpreh Leclerc.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN