01.07.2020 - 08:45
Pavarësisht se BE ka vijuar t’i mbajë mbyllur kufijtë, Maqedonia e Veriut ka hapur sot aeroportet për herë të parë pas pezullimit nga pandemia në mes të marsit.
Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit, kryejnë sot fluturimet e para nga Maqedonia e Veriut. Të gjithë ata që hyjnë në Maqedoninë e Veriut nga rrugë ajrore, nuk janë të detyruar të bëjnë tampon por të mbajnë maska dhe të ruajnë distëncim social.
Por kërkohet që udhëtarët të arrijnë në aeroport 3 orë para nisjes në mënyrë që të respektohen të gjitha rregullat dhe të evitohen grumbullimet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?