MENU
klinika

Ja sa zgjat imuniteti nga koronavirusi

Flet eksperti suedez: Personat që e kalojnë sëmundjen…

22.07.2020 - 13:23

“Te gjithe ata persona qe e kane kaluar me sukses koronavirusin ka shanse te jene imun per nje periudhe gjashte mujore, pavaresisht nëse kanë antitrupa apo jo”. Ne kete perfundim ka arritur epidemiologu suedez, Dr Anders Tegnell, qe udheheq strategjine kunder pandemise ne Suedi. tegnell

Deklaraten ai e beri ne nje konference shtypi, raportojne mediat e huaja, duke shtuar se deri me tani ne kete vend, nuk jane raportuar raste të njerëzve që sëmureshin dy herë nga Covid-19. “Prandaj vlerësimi ynë është që nëse e kaloni Covid-19, jeni imun, edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa,” tha ai.

Në udhëzimin e ri, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik tha se personat qe e kane kaluar koronavirusin mund te kontaktojnë njerëzit me grupe me rrezik të lartë, pasi rreziku per infektim eshte ndoshta shume afer zeros. Megjithate, kjo sa i takon studimeve, pasi praktikisht, banoret keshillohen qe ende te respektojnë rregullat e distancimit shoqëror.

Vërejtjet e doktor Tegnell ka shume të ngjarë të ngjallin debat pasi ekspertët janë akoma të pasigurt lidhur me ceshtjen e imunitetit dhe se sa kohe mund te zgjase ai. Studimet e fundit kanë treguar që pacientët që janë rikuperuar nga virusi humbin shpejt antitrupat.

Suedia ishte vendi qe nuk praktoi izolimet e as bllokimet, duke mbajtur hapur lokalet dhe aktivitetet, megjithe shifrat e larte te infektimeve dhe vdekjeve. Ka pasur rreth 78,000 raste dhe 5.600 vdekje – një numër shumë më i lartë se Danimarka fqinje e cila ka pasur rreth 13,000 raste dhe 600 vdekje në një popullsi prej pesë milione.

Megjithë parashikimet e zymta, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik tha se kishte shenja pozitive të ngadalësimit të epidemisë. “Në Suedi, tendenca pozitive me një rënie mjaft të shpejtë të rasteve vazhdon,” tha Dr Tegnell, duke theksuar se veçanërisht rastet e rënda që kishin nevojë për kujdes intensiv ishin ulur.