MENU
klinika

“I vetmi sektor, që s’kërkoi pagë lufte”,

Gazetari publikon video nga parcelat me hashash: Narcokulturë 2020

18.07.2020 - 16:07

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në faqen e tij të facebook foto dhe video nga parcela të mbjella me kanabis, që sipas tij ndodhen në jug të vendit.

Në shënimin e tij Hoxha gjithashtu ndan me ndjekësit e tij “taktikat” e hyrjes për në parcela duke përdorur drone.

 “Narcokulture 2020. Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen. Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen…

Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone.

Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.

Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…

Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines…

Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme.

Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke.

Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEËS, per sezonin e narcokultures 2020. I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi…

Si ka thene komandanti: “jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”… Ne rastin konkrete batuta eshte: “Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”- shkruan Hoxha teksa poston fotot dhe videot.