MENU
klinika

"Mund të sjellin tensione, por…"

Gjiknuri zbulon detaje nga drafti i 5 qershorit dhe flet për listat e hapura

15.07.2020 - 10:20

Komisioni i Ligjeve po zhvillon sot mbledhjen online, ku po diskuton në parim draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor mes PS-PD-LSI dhe opozitës parlamentare.

I pranishëm në mbledhje është edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca, Damian Gjiknuri, i cili risolli edhe njëherë në vëmendje pikat kryesore të dakordësuara mes palëve.

Gjatë fjalës së tij për ndryshimet në draftin e 5 qershorit, Damian Gjiknuri u ndal edhe te listat e hapura kur tha se mund të sjellë tensione dhe probleme, por shtoi se nuk duhet të kemi droje për këtë.

Pjesë nga fjala e Gjiknurit:

Produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare. Nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik. Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Opozita insistoi fort për t’i mbajtur. Për të arritur një paqe para zgjedhjeve të ardhshme për të hequr cdo alibi dhe Shqipëria të mos kalojë ato ngjarje të një viti më parë.

Produktin ju e keni. Së pari afruam periudhën zgjedhore, që ti sjellim në një periudhë mes 15 prilli dhe 15 majit është dobi e madh, Shqipëria është vend me klimë mesdhetare dhe periudha që përkonte me zgjedhjet ishte jo e përshtatshme qoftë për klimën por edhe jetën shoqërore dhe ekonomike. Kemi bërë ndryshime në formatimin e KQZ. Na duhej një KQZ shumë më efikase, rritëm mandatin e anëtarëve dhe bëmë këtë ndarje. Pas 2023 do të funksionojnë komisionet e depolituzuara.

KQZ do të jetë me tre trupa, e para rregullatore që shkruan rregullat zgjedhore (organ me 5 anëtarë), trupën që merret me ankesat mbi rregullat zgjedhore po me 5 anëtarë dhe një organ i tretë monokratik do të merret me ekzekutimin. Ky i fundit do të jetë risi. Kemi edhe një komisioner që do të jetë specifikisht për teknologjinë në zgjedhje.

Identifikimi elektronik është një arritje e mirë, u shërben të gjitha partive dhe procesi bëhet më i thjeshtë, eliminohet regjistri me letër dhe krijon integritet më të madh mbi këtë proces. Kjo është paketa e parë e amendimeve për të bërë të mundur standardet e OSBE-së grupi i punës përgatiti një kod të ri zgjedhor, që reflekton këto parime, pra administratë të depolitizuar, që do të jetë faza e dytë e reformës.

Po ashtu kemi dyfishuar fondin që kanë marrë partitë në zgjedhje dhe duke vendosur tavan jo më shumë se tre herë nga donacionet private, pra raporti 1/3. 4 muaj para zgjedhjeve, qeveria nuk mund të nxjerrë ligje për rritje rrogash, pensionesh, përveç rasteve urgjente. Gjithashtu, është vënë kufizimi për propagandën. Deri dje, ka qenë mundësia për reklama, tani kjo nuk lejohet dhe qeveria kthehet deri diku në memece. Këto janë arritje, që duhen konsideruar.

Sa i përket reklamave ka pas kërkesa nga aktorë ndërkombëtarë për t’i ndaluar fare, por nuk u gjet konsensus nga palët. Media do të ketë liri editorial, ne japim materialin bruto dhe i takon medias të transmetojë çfarë të dojë. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i garancisë ka të bëjë me të drejtën e kontrollit pas procesit zgjedhor. Pra, palët kanë të drejtë të këqyrin çdo material zgjedhor, pasi të jetë shpallur rezultati. Pikë tjetër është edhe barazia gjinore, që tashmë është detyruese. Madje, 1 në çdo 3 emra është e detyrueshme të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar dhe nëse nuk zbatohet, refuzohet lista.