MENU
klinika

Studimi mbi 17 mln njerëz

Gjithë faktorët, pse ju vret COVID-19

11.07.2020 - 12:50

Një raport që përfshin më shumë se 17 milion njerëz, i cili është realizuar nga ekspertët e shëndetit publik në Angli, ka treguar se ka një sërë faktorësh që rrisin shanset që një person të vdesë nga COVID-19. Studimi i botuar të mërkurën në revistën “Nature”, tregon se specifika të tilla si njerëz të moshuar, burrat, pakicat etnike dhe ata që kanë probleme shëndetësore, janë pjesa më e rrezikuar e popullatës.

“Studimi nuk tregon asgjë më shumë nga çfarë dimë në lidhje me COVID-19, por shumë ekspertë tregojnë se numri i studimeve është një forcë që tregon se edhe ky virus është i pabarabartë,” tregon Uchechi Mitchell, nga Universiteti Illinois në Chikago.

Ekipi zbuloi se pacientët më të vjetër se 80 vjeç kishin të paktën 20 herë më shumë gjasa të vdisnin nga COVID-19 sesa ata që janë në moshën 50 vjeç. Për më tepër, burrat e prekur nga virusi kishin më shumë gjasa të vdisnin se sa gratë në të njëjtën moshë. Gjithashtu edhe problemet mjekësore si mbipesha, diabeti, astma e rëndë, kishin lidhje me këtë fakt. Studiuesit vunë në dukje se shanset e një personi për të vdekur gjithashtu varen edhe nga faktorët socio-ekonomikë.

“Të dhënat përafërsisht pasqyrojnë atë që është vënë re në të gjithë botën dhe nuk janë domosdoshmërish befasuese, tha Avonne Connor, një epidemiolog në Universitetin Johns Hopkins i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Por sipas studiuesit është veçanërisht imponuese se gjetjet e këtij studimi mbi racën dhe përkatësinë etnike janë të veçanta. Sipas epidemiologes Sharrelle Barber, afërsisht 11% e pacientëve që janë marrë në studim ishin me ngjyrë. Studiuesit zbuluan se njerëzit me ngjyrë kishin më shumë rrezikshmëri të vdisnin nga Covid-19.

Një numër në rritje i raporteve kanë treguar për pabarazitë e përhapura sociale dhe strukturore që po rëndojnë në mënyrë disproporcionale grupet e pakicave racore dhe etnike në të gjithë botën me efektet më të këqija të koronavirusit.

Disa ekspertë theksuan të metat në metodologjinë e studiuesve që e bënë të vështirë përcaktimin e rreziqeve të sakta me të cilat përballen njerëzit. Për shembull, disa gjendje mjekësore që mund të përkeqësojnë COVID-19, si sëmundja kronike e zemrës, janë më të përhapura tek njerëzit me ngjyrë se sa njerëzit e bardhë.

Studiuesit hoqën variabla të tilla për t’u përqendruar vetëm në efektet e racës dhe etnisë. Por për shkak se individët me ngjyrë gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të pësojnë stres dhe iu mohohet qasja në kujdesin mjekësor në shumë pjesë të botës, pabarazia në normat e sëmundjeve të zemrës gjithashtu ndikon në njerëzit me ngjyrë dhe Usama Bilal, epidemiologe në Universitetin Drexel tregon se duke injoruar sëmundjet e zemrës bota mund të përfundojë, pa dashje të bëjë një ndarje të frikshme mes rras dhe përkatësisë etinke, vetëm nga vdekjet e lidhura me Covid-19.

Studimi gjithashtu nuk ishte vendosur për të treguar përfundimisht marrëdhëniet shkak-pasojë midis faktorëve të rrezikut dhe vdekjeve të COVID-19. Pavarësisht nga të metat metodologjike të këtij studimi, ekspertët tregojnë se “shkaqet e pabarazive, qoftë në COVID-19 apo aspekte të tjera të shëndetit, janë të ndërlidhura në mënyrë të ndërlikuar me racizmin strukturor.

Për shembull në raport është konstatuar se në SHBA, banorët Latinë dhe afro-amerikanët, kanë më shumë gjasa të infektohen nga COVID-19 dhe më shumë gjasa të vdesin. Shumë nga këta individë punojnë si punonjës të linjës së përparme në shërbim, disa të tjerë jetonin në familje të mëdha dhe dis të tjerë kishin probleme me gjuhën dhe kështu nuk mund të kërkonin kujdes shëndetësor.

“Çdo studim i publikimit të të dhënave mbi një pandemi të vazhdueshme dhe me ndryshim të shpejtë do të jetë pashmangshëm. Por punimi i ri ndihmon në adresimin e “të dhënave të pakta të vërteta mbi racën. Këto pabarazi ndodhin në të gjithë botën,” tha Julia Raifman, një epidemiologe në Universitetin e Bostonit.

Nga ana tjetër epidemiologia Barber tha se fakti që pandemia po zhvillon pabarazinë nuk është diçka surprizuese dhe se duhet të mësojmë më së shumti nga ky studim dhe të përmirësojmë të gjitha kushtet shëndetësore për çdo pacient./gazeta Si

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos pengoni gazetarët të bëjnë punën e tyre"

”Pandemia e dytë, ajo e keqinformimit”, OKB thirrje qeverive