MENU
klinika

"Të qeshësh... në buzë të greminës"

Gogol ose gënjeshtari i shkëlqyer!

20.07.2020 - 14:57

      Nikolai Gogol, do të shndërrohej në një nga figurat kryesore të epokës së artë të letërsisë ruse. Suksesi i tij më i madh është pjesa “Revizor’”, ku spektakli i korrupsionit të të gjithëve, provokon të qeshura shkatërruese. Nikolai Gogol, novelist, dramaturg, poet, kritik, eseist, i konsideruar një nga klasikët e letërsisë, lindi në fshatin Sorochintsy Poltava, në një familje të mesme, më 1 prill 1809. Gogol e filloi arsimin në 1821 në shkollën e mesme shkencore “Nezhinsky”. Më 1828, Gogol u transferua në Shën Petërburg, ku shërbeu si nëpunës. Mirëpo, mbeti disi i zhgënjyer, pasi fondet nuk ishin të mjaftueshme dhe veprimtaria e tij letrare nuk shkoi ashtu siç dëshironte./Konica.al

Në Moskë, duhet të regjistrohesh gjashtë muaj përpara për të vizituar Muzeun Gogol, kaq i madh është entuziazmi gogolian. Pak autorë kanë ngjallur kaq shumë legjenda të çuditshme, si ajo, për Nikola Gogolin, se gjoja e varrosën të gjallë, apo i kanë vjedhur kokën nga varri, skenë me të cilën fillon “Koka e Gogolit”, një roman i mrekullueshëm bashkëkohor i rusit Anatoli Koroliov.

Gogoli është Paskali ynë rus”, – shprehej Tolstoi.

Gjithçka ndodhte sikur Gogoli të ishte bërë një nga personazhet e tij: një hero i “Përrallave të Hameau”, tregime shumëngjyrëshe, i frymëzuar nga folklori i vendlindjes, Ukrainës, të mbushura plot me magji. Ose një personazh nga “Novelat e Shën Petërburgut” (“Portreti”, “Perspektiva Nevski”, “Hunda”, “Ditari i një të çmenduri”), në të cilin portretizimi i poshtërsisë njerëzore lundron në fantastiken.

Lindur në Ukrainë në 1809, erdhi në Shën Petërburg, ku Pushkin e nxiti të shkruante, Nikolai Gogol u bë një nga figurat kryesore të epokës së artë të letërsisë ruse. Suksesi i tij më i madh është pjesa “Revizori”, ku spektakli i korrupsionit të të gjithëve provokon të qeshura shkatërruese. Por e qeshura hapet në humnerën e së keqes. Satiristi, tek Gogoli, dyfishohet nga një misticizëm, i cili aspiron të sjellë lumturinë në Rusi përmes shkrimit. Një Rusi që ai e portretizon gjithnjë e më mirë ndërsa largohet prej saj, duke lënë mjegullat veriore të kryeqytetit rus për diellin e Romës. Kryevepra e fundit: “Frymë të vdekura” tregon historinë e një zuzari: një Tchitchikov i cili udhëton në krahinë për të blerë shpirtra nga drenusha të ngordhura. Por kush është Tchitchikov? Vetë Rusia? Djalli? Gogol e hodhi në zjarr fundin e tekstit, disa ditë para se ta lejonte veten të vdiste, i munduar, vetëm në moshën 43-vjeçare.

Gogolin e trembnin si lavdërimet dhe kritikat. Shkrimtari ëndërronte gjithnjë të ishte i famshëm, por nuk e duronte dot faktin e të mos diturit ose të mos kontrollonte gjithçka që thuhej për të. Pikërisht në atë çast shfaqej deliri i tij i madh i persekutimit. Dhe mania për t’u endur rrotull. Deri në atë perëndim të ngadaltë dhe tharje të qenies, ankthit ai iu përgjigj gjithnjë me arratisje; qoftë kjo e shkaktuar nga suksesi apo dështimi. Ai udhëtoi shumë herë nëpër Gjermani, Austri, Itali dhe Evropën Qendrore – por vështirë të dihen me saktësi bredhjet e tij, sepse ai është njëherazi një gënjeshtar i shkëlqyer. Jo pak herë imagjinata e shfrenuar dhe mbivendosja e gënjeshtrave i shkaktuan andralla./Konica.al

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen