MENU
klinika

Shkaku

Grenell: Asnjëherë s’kemi qenë për marrëveshje të shpejtë

08.07.2020 - 10:33

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, a thënë se çështjet politike mund të zgjidhen më lehtë nëse paraprakisht ka zgjidhje për ato ekonomike.

Ai përmes Twitter ka theksuar se s’kanë qenë për zgjidhje të shpejt Kosovë-Serbi për shkak të zgjedhjeve presidenciale që mbahen sivjet në Amerikë.

“Kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkak të vitit zgjedhor”, është shprehur Grenell.

“Nuk kemi menduar asnjëherë poashtu që koncentrimi ynë për normalizim ekonomik do të sillte zgjidhje të shpejtë”.

“Çështjet afatgjate të vështira politike do të jetë më e lehtë që të zgjidhen dhe të bëhen progres duke zgjidhur çështjet ekonomike fillimisht. Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të provojë për këtë”.

Ai ka theksuar se toprioritet ka qenë zbatimi i marrëveshje ajrore, hekurudhore dhe rrugore për të cilat ka pasur pajtueshmëri më herët.

“Ne besojmë se këto marrëveshje janë kyçe për krijim të vendeve të punës dhe që ju japin shpresë të rinjve”.

“Idetë e reja dhe kreative do të bëjnë përparimin. Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të BE-së”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat