MENU
klinika

"Marrëveshja e 5 qershorit nuk është fundi i rrugës"

Hajdari: Basha mos ketë frikë se s’ka hile, të bashkohemi për Listat e Hapura!

20.07.2020 - 16:01

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka bërë thirrje Opozitës së Bashkuar, dhe veçanërisht Lulzim Bashës që të vijnë dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura.

Hajdari tha se Basha nuk duhet të ketë frikë për hile pasi ajo nuk është Edi Rama dhe shtoi se marrëveshja e 5 qershorit është pikënisje por jo fundi i rrugës.

Ajo shtoi se edhe vetë opozita jashtëparlamentare ka pranuar që marrëveshja e 5 qershorit nuk është e plotë dhe i ka bërë thirrje të hapur që të bashkohen për të pranuar Listat e Hapura.

”Nuk kishte reflektim për ndryshimet kushtetuese. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, Bashës që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me njerëzit që duan listat e mbyllura. T’i rreshtojë për të mbështetur listat e hapura. Kemi shansin historic, për të përqafuar një kauzë që do e ndihmonte opozitën në ndryshime rrënjësore në zgjedhjet e ardhshme. Nëse mendoni se në këtë Këshill Politik vihet për një marrëveshje, dhe me ç’pashë pranuar që marrëveshja nuk është e plotë, që nuk adreson shit- blerjen e votës. Kam një pyetje për Bashën, pse e braktise parlamentin, pse i çove në rrugë, dhe minimum të luftoje për shit-blerjen e votës. Ke premtuar që në zgjedhjet e ardhshme do mbështesësh listat e hapura. Kjo është një thirrje që opozita të rreshtohet me kauzën, jo me Rudinën as me Murrizin, por, me qytetarët që duan. Marrëveshja e 5 qershorit është pikënisje, jo fundi i rrugës. Nuk mundet që demokratët të lënë negocimin e kësaj marrëveshje nga një person që nuk ka tagrin e një vote. Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Basha të vijë të mbrojë demokratët, të mbrojë Reformën Zgjedhore dhe të bëjmë ato ndryshime.Mos fshihemi pas gishtit që kjo marrëveshja ka gëzimin e ndërkombëtarëve. Dua të shfrytëzoj këtë kohë deri më 30 korrik dhe opozita të rreshtohet për një Reformë Zgjedhore. Nuk mund të dalim para një mazhorance duke dalë sikur ata do na japin ne ndonjë copë apo llokëm. Duhet të rreshtohemi dhe Basha s’duhet të ketë asnjë frikë për hile. Se unë s’jam Edi Rama. Hajde e bëjmë Reformën Zgjedhore për së mbari, me ato ndryshime.”- tha Hajdari.