Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur propozimin e opozitës së bashkuar, për hapjen e listave të hapura 100%.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik pas 2 orësh, Hajdari tha se ka 3 pozicione që janë pro hapjes së listave.
“Listat e hapura janë zgjidhja më e mirë për të forcuar demokracinë në këtë vend. Kemi dy vite me radhë që të bindim opozitën jashtë parlamentare dhe maxhorancën. Tani kemi tre palët që janë për listat e hapura. Ne jemi dakord për listat e hapura 100%, për sa i përket propozimeve të tjera do konsultohem me opozitën parlamentare. Më në fund erdhi tek qëndrimi ynë dhe Partia Demokratike dhe u bashkua në këtë kauzë. Të shohim si do ecim përpara, jam e lumtur për këtë ditë. Nuk debatova”, tha ajo.