MENU
klinika

Zbardhet vrasja në Xhafzotaj të Shijakut

“Hajde tek ara e misrit se na vranë”

30.07.2020 - 08:29

Pas asaj në Elbasan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është regjistruar në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas policisë, dy vëllezërit Fiqiri e Fadil Çalliku, 65 dhe 63 vjeç, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti të çastit me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, (thikë).
Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

***
Çalliku njihet si familje e qetë pa konflikte në zonën e Shijakut. Janë marrë me bujqësi tërë jetën. Duke u marrë me bujqësi, ata kishin mbjell arën me misër, dhe për të ruajtur atë nga hajdutët, vëllezërit qëndronin vigjilent. Pasi dhe javën e shkuar kanë tentuar t’i vidhnin.

Mbremë vëllai i viktimës kishte shkuar në arën me mistër dhe pasi ishte vonuar ishte bërë merak i vëllai. Ai ishte nisur atje, ndërkohë që një person, hajduti i misrit i ka qëlluar me thikë. Ky që ngeli i plagosur, merr në telefon djalin e vëllait që vdiq dhe i thotë; “Hajde tek ara e misrit se na vranë”.

Shkon djali dhe sheh babain të therur dhe xhaxhain të plagosur. I çon në spital. Sa mbërriti në spitalin e Durrësit, babai vdiq, xhaxhai është në gjendje të stabilizuar. Të afërmit thanë se të dy vëllezërit njihen si punëtor dhe policia të vëërë para drejtësisë autorët. Ata kërkuan që autori i ngjarjes të kapet nga policia.