MENU
klinika

MIE: Çfarë parashikon kontrata? Dokumenti

Hapet gara/ Rruga “Milot-Fier” me koncension deri në 2024

09.07.2020 - 10:59

Hapet gara e koncesionit për rrugën ‘Milot-Thumanë-Kashar-Fier’, kostoja koncensionare e të cilës përllogaritet të jetë 1.118 miliard euro, ndërsa kohëzgjarja e koncensionit do të jetë 35 vite.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Konceisoni ka nje afat 35 vjecar por trafiku do te garantohet per me pak se gjysmen e viteve te operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 121.324.770 Euro” thuhet në dokumente.

“Çdo Ofertues ka të drejtë të përfshijë një “shumë mbështetëse për Garancinë” nga shteti në ofertën e tij. Ofertuesi mund të përcaktojë “nivelin fillestar” në bazë të së cilit mund të kërkojë një pjesë të “shumës mbështetëse” në lidhje me të ardhurat për çdo vit. Kjo do te shprehet si përqindje % sic parapërcaktohet ne tabelën e mëposhtme si baza shtetërore e te ardhurave. Për shembull, nëse një ofertues ofron -10% te te ardhurave të raportuara do të fitojë më shumë pike se një tjetër që ofron – 5%” thuhet në sqarimin e MIE.

NJOFTIMI
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me konçesion/partneritet publik privat per projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.
Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument.

Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Kjo Kontrate hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit te Keshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise.

Korridori Adriatiko – Jonian (AIC) eshte identifikuar si pjese e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrire korridorin kryesor te rrjetit te BE-se ne Rajonin e Ballkanit Perendimor.

Gjatesia e vlerësuar e te gjithë Korridorit e Mesdheut eshte rreth 1,550 km.

Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht. 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëria (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose rreth 300 km).
Krijimi i rrjetit që synon të forcojë sigurinë në rrugë, planifikimin e transportit, lidhjen rajonale, lëvizjen, konkurrencën dhe integrimin me rrjetin TEN-T të BE-së.

Projekti i propozuar – një Segment rrugor me pagesë nga Miloti në Fier rreth 115 km – është 37% e AIC Shqiptare, dhe 7.5% e Korridorit të përgjithshëm të Korridorit të Mesdheut.

Një pjesë e rrugës së propozuar janë shtrirje e reja dhe rrugë ekzistuese të përmirësuara në autostradën e Kategorisë A dhe rruge interurbane kryesore Kategoria B.
Rruga përfshin gjithashtu tunelet dhe urat e nevojshme, nënkalimet/mbikalimet, interseksionet, gardhet e sigurisë, rrugët e shërbimit, hyrjet/daljet e kontrolluara, stacionet e pagesave, zonat e parkimit dhe Sistemin e Monitorimit të Transportit Inteligjent (ITS).

Rruga përfshin gjashtë (6) seksionet në vijim:

• Seksioni 1- Milot – Thumanë – 13.5 km i gjatë
• Seksioni 2-Thumanë – Kashar – 20 km i gjatë
• Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës – 9 km i gjatë
• Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël – 24 km i gjatë
• Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë – 8 km i gjatë
• Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit – 38 km i gjatë