MENU
klinika

"Pakti me PD-LSI i 5 qershorit nuk preket"

“Hapim listat”/ Rama: Ndalohen koalicionet parazgjedhore!

10.07.2020 - 13:15

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar  një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore.

“Është momenti për të deklaruar një qëndrim të formësuar pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për hir të së vërtetës për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare” tha kreu i Qeverisë.

Zgjedhje të parakohshme vendore nuk do të ketë! Sa i përket atyre parlamentare, kryeministri u shpreh se as kjo nuk ndodh, pasi do të dështonte teknologjinë.

“Nuk ekzsiton një koncept i tillë, atje ku lind nevoja bëhen, por në nocion kombëtar nuk ekziston. Në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë se duhet të respektojmë 5 qershorin, për të aplikuar teknologjinë, dhe bëhet nuk bëhet në kaq kohë, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme. Mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk bëhet më”.

Kryeministri deklaroi se Partia Socialiste nuk e ka pasur kauzë çështjen e listave të hapura, pasi në asnjë vend të botës kjo çështje nuk është kauzë e partive të mëdha. Sipas, Ramës është hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë.

“Kjo është një arsye për të kuptuar që PS është një qenie me sytë dhe veshët e hapur nga të katërt anë dhe është një qenie që dëgjon, arsyeton dhe që vendos dhe që ndryshon. Nuk e kemi pasur kauz listën e hapura dhe nuk kemi arsye ta kemi, sepse kjo çështje nuk ka qenë në asnjë vend të botës kauz e partive të mëdha. Në popullin shqiptar në mjedisin tonë social dhe politik gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim edhe si rezultat i presionit të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare duke folur për lista të hapura. këtë gjë unë e kam parë si një trend e ardhur në rritje nga anketimet. Kjo ka qenë në vëmendjen tonë.

E dyta, ka qenë e qartë qysh në krye të herës, nuk kemi problem të diskutojmë edhe çështje të sistemit, edhe mazhorintarin e Bashës, edhe kombëtarin e Hajdarit, por fillimisht kam thënë që duhet të bëjmë kodin.

E treta, unë kam admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë miqve të tjerë qofshin në Shqipëri, Berlin apo Bruksel për të realizuar atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet partia që unë drejtoj bëhet në një ambasada. Por ka qenë e domosdoshme dhe për këtë unë jam falenderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane. Ne atë do të bëjmë, që thotë ambasadorja, nuk do mbajmë peng marrëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD apo grupit që përfaqëson që thonë kaloheni sot. Si ta kalojmë sot? Ka një procedurë, ne e kemi marrë e kemi futur në proces dhe është në procedurë”, tha Rama.

Ai tha se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores.

“Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë sec janë sot. E përsëris edhe njëherë që natyrisht që kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parë në 30 vjet histori që nuk e ka zor ti gjejë alibitë, por unë nuk jam këtu për të menaxhuar problemet psikologjike apo politike të askujt”, tha Rama.

Kreu i PS-së u shpreh se vendimi për hapjen e listave nuk lidhet me kalkulimet elektorale.

“Ndryshimet nuk vijnë si rezultat i kalkulimeve tona elektorale, PS-ja është partia më e madhe e shqiptarëve sot, mbas një viti kur të bëhen zgjedhjet të shohim. Por pa asnjë diskutim, PS-ja nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër përveç se të përmirësojë Shqipërinë dhe ti japë sa më shumë shanse. Nuk ka asnjë lojë, apo pazar. Opozita parlamentare ndihet e kërcënuar nga numërimi partiak, kanë të drejtën e tyre, i kuptoj. Opozita parlamentare nuk mund të marrë gjithcka që kërkon, opozita jashtë parlamentare ndihet e kërcënuar nga hapja e listave, por nuk mund ti marrin të gjithë. Por kjo PS-ja që është forca më e madhe, ka të drejtën e vet të ketë ndonjë dëshirë, ka vetëm në këtë proces, që të gjithë të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë, për ne është OK” tha ai.

Rama tha sot se me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore.

“Modestisht por qartësisht, mua ka vetëm një koalicion që më detyron, dhe ky është ai i marrëdhënies sime me veten me popullin dhe familjen time, nuk më detyron dot askush që të bëj gjëra që i bien ndesh këtij koalicioni. Marrëveshja e 5 qershorit u realizua si rezultat i gatishmërisë sonë, që bëmë cdo lëshim. Unë kam qenë edhe në opozitë, por është hera e parë, që marrëveshjen e bëri si donte opozita nga ‘A’-ja te ‘ZH’-ja duke shkelur mbi veten tonë. Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata që janë brenda parlamentit. Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon ne në konkluzionin që duhet të hapim listat, por është bindja jonë, që populli kërkon dicka që duhet t’ia japim atë që kërkon.

Nuk kam unë dëshirë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithcka, do listat e mbyllura. Por koha do e tregojnë se nuk janë recetë çudibërëse. Unë besoj që mundësia që qytetarët të kenë edhe një zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve në subjektin politik që zgjedhin është absolutisht detyrim në këto kushte. Nevoja e një lidhje me direkte dhe një pranie më të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë, kur deputeti e di që rikonfirmimi i tij do të varet nga mendimi i qytetarëve. Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre”.

Kryeministri tregoi se di do të bëhet hapja e listave pa ndryshuar sistemin, por vetëm duke e korrektuar.

“Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.

Së dyti madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se ‘nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.

Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtsisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.

Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe. Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta cuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por kjo nuk do të thotë se preket pakti i 5 qershorit, pasi janë procese paralele.

“Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t’u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore”.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se shumica mbështet hapjen e listave, por kjo është nismë e pavarur, që nuk prek draftin e marrëveshjes së 5 qershorit me PD-LSI.

“Na rezulton se shqiptarët duan që të shprehin një votë jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe një votë për njërin për kandidatët në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Ky është një hap i rëndësishëm për një demokratizim më të plotë të jetës politike në vend. PS-ja ka qenë refleksion i asaj që do shumica dhe në këtë këndvështrim, mbështesim një hapje të listave, që mund të garantojë garancitë e përfaqësimit të drejtë gjinor, që të mos kemi vetëm burra në parlament. Procesi për hapjen e listave ecën në mënyrë të pavarur nga drafti i 5 qershorit. Në kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, në 15 korrik komisioni i ligjeve do i diskutojë dhe nuk do të preket asnjë prej atyre. Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur nga njëra tjera”, tha ai.