Kryeministri Edi Rama i është drejtuar opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha më një këshillë miqësore, të lenë me një anë kërcënimet dhe sharjet, por të pranojnë votimin e marrëveshjes së 5 qershorit që sipas tij u bë vetëm për pakicën.
Në mesazhin e tij në Twitter Rama shprehet se nuk do të tërhiqet nga vendimi i listave të hapura, ku sipas tij do u japë mundësi qytetarëve të votojnë për deputetin e tyre dhe jo vetëm për partinë.
“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!
Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!
Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”, thekson ai.