Kryeministri Edi Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese. Rama ka postuar një video në “Facebook” për të shpjeguar rëndësinë e listave të hapura, ndërsa shkruan se hapja e tyre përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?
#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan Rama.
HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?#ShqipëriaqëDuam??☀️
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Juli 2020