MENU
klinika

Pandemia/ Qeveria ndryshon procedurat tatimore

Hiqet masa e bllokimit të biznesit per moslëshim kuponi

20.07.2020 - 14:25

Bizneset që shkelin rregullin për moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë nuk do t’u mbyllet aktiviteti për 30 ditë nëse ata paguajnë brenda këtij afati gjobën e vendosur ku përfshihet edhe tatimi me kamatëvonesën. Qeveria ka dorëzuar në kuvend projektligjin për procedurat tatimore ku përfshihet edhe ky ndryshim.

Më herët për moslëshim të kuponit tatimorë për herë të dytë ligji parashikonte të mbyllej për 30 ditë aktiviteti dhe ti vihej gjobë në shumë 50 mijë lekë biznesit. Nisma ka si synim që puna e bizneseve të mos bllokohet duke shkaktuar më tej dëme në sipërmarrjet e tyre dhe humbje të vendeve të punës, pas krizës që ka krijuar pandemia gjatë këtyre muajve të vështirë.

Gjatë verës së vitit që lam pas qeveria shtoi kontrollet në zonat bregdetare për të kontrolluar bizneset nëse jepnin kupon apo jo, por situata e shkaktuar nga pandemia e ka kthyer pas qeverinë duke zbutur sjelljen me biznesin dhe duke lehtësuar masat për to.