Situata e krijuar nga COVID-19 duket se nuk po stabilizohet, për këtë arsye janë rishikuar sërish masat e sigurisë nga shumë shtete lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit.
Qeveria hungareze ka vendosur të publikojë listën e vendeve nga të cilat nuk mund të presë vizitorë.
Shqipëria është një prej vendeve të cilat nuk u lejohet hyrja në Hungari.
Konkretisht asnjë qytetar i huaj nuk mund të hyjë në Hungari nga mesnata e së martës për shkak të COVID-19 nga shtetet:
– Shqipëri
– BiH
– Kosova
– Maqedonia e Veriut
– Moldavia
– Mali i Zi
– Serbia
– Ukrainë
– pothuajse në të gjitha vendet aziatike dhe afrikane
Ndërsa disa vende të tjera për t’u futur duhet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe të karantinohet. Një masë e tillë nuk do të merret vetëm nëse kanë bërë 2 teste negative brenda 5 ditëve.
Shtetet që do të aplikohet kjo masë janë:
– Bullgaria
– Portugalia
– Suedia
– Rumania
– Anglia
– Norvegjia
– Rusia
– Japoni
– Kinë
– SH.B.A.